Kërko

Pronësia intelektuale dhe industriale

Pronësia intelektuale
Pronësia intelektuale në Republikën e Shqipërisë rregullohet nga ligji nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me to”. Ky ligj zbatohet  për personat fizikë, juridikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari krijuese, tregtare,  prodhuese ose çdo veprimtari tjetër vlerësimi, shfrytëzimi, përdorimi a tjetërsimi të veprave letrare, artistike ose shkencore në territorin e Republikës së Shqipërisë.
E drejta e autorit përfshin dhe mbron të drejtat vetjake jopasurore të autorit, duke siguruar respektin ndaj cilësive të  tij intelektuale  dhe  personale  në punë dhe të drejtat pasurore të autorit në lidhje me interesat e tij ekonomikë. Personat fizikë dhe juridikë të huaj, veprat e të cilëve mbrohen në kuadrin  e marrëveshjeve ndërkombëtare, palë e të cilave është Republika e Shqipërisë, gëzojnë të njëjtën mbrojtje nga ky  ligj sikurse edhe shtetasit apo  personat fizikë dhe juridikë të Republikës së Shqipërisë, përveçse kur parashikohet ndryshe nga ky ligj.
 
Pronësia Industriale
Ligji me nr. 9947, datë 27.04.2008 “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar rregullon sistemin e dhënies dhe të mbrojtjes së patentës dhe modalitetit të përdorimit (për mbrojtjen e shpikjeve), dizenjove industriale, tregtare  dhe shërbyese, shenjave,  si dhe  treguesit  gjeografikë. Në  mënyrë që të merret në mbrojtje në Shqipëri, këto të drejta duhet të jenë të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Dizenjimi dhe markat gjithashtu mund të jenë të regjistruar në nivel të Bashkimit Europian. Mbrojtja jepet për dizenjot industriale sipas ligjit.
Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, që përdoren në tregti për të treguar origjinën gjeografike të produkteve, mbrohen nga ky ligj dhe nga aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës