Kërko

Projketvendimet për shqyrtim në mbledhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, Dhjetor 2020

28.12.2020

Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“ Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”,i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, ditën e hënë, datë 28 Dhjetor 2020, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:

  1. Pr/ Vendim: “Për deklarimin e mbarimit para kohe të mandatit të këshilltarit bashkiak Z.Mark Ndou.
  2. Pr/ Vendim Për dhënie titulli vendor nderi “Mirënjohje e Bashkisë Shkodër”, z. Jesus Hernandez Mayor”
  3. Pr/ Vendim Për dhënie titulli vendor nderi “Mirënjohje e Bashkisë Shkodër”, z. Hamit Boriçi”
  4. Pr/ Vendim: “Për miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkoder”
  5.  Pr/ Vendim: ”Për miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionit të qirasë për ato individë/familje që nuk përballojnë qiranë e tregut të lire”
  6.  Pr/ Vendim : “ Për një ndryshim në VKB nr.6, datë 30.1.2018“Për miratimin e nivelit të pagave të funksioneve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civil, administrativ të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë, të ndryshuar “
  7.  Pr/ Vendim : “ Për miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2021-2023 të Bashkisë Shkodër “
  8. Pr/ Vendim: Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 dhe buxhetit vjetor 2022 “
  9.  Diskutime jashtë rendit të ditës

Grafiku i mbledhjeve të komsioneve

 

Nr. Komisione Dita Data Ora
1 Komisioni i vlerësimit  të figurave të shquara dhe emërtesave E hene 28.12.2020 11:00

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës