Projektvendimet për shqyrtim në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Mars 2021
23.03.2021
Në mbështetje të të ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Shkodër“ Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”,i ndryshuar njoftoj thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër online, ditën
e enjte, datë 25 Mars 2021, ora 17:00, me rend dite si më poshtë:
1. Pr/ Vendim
“
Për përdorimin e fondit shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Shkurt 2020”
2. Pr/Vendim
“Për një ndryshim në VKB nr.6, datë 30.1.2018 Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të Bashkisë Shkodër dhe institucioneve të varësisë, të ndryshuar”
3. Pr/Vendim:
“Për një shtesë në VKB nr.63, datë 28.12.2020 Për miratimin e buxhetit të vitit 2021 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2021-2023 të Bashkisë Shkodër”
4. Pr/ Vendim:
“Për vazhdimin e financimit të disiplinave sportive sipas PBA 2021-2023, programi Sport dhe Argëtim, përmes metodologjisë LOD, pas mbylljes së funksionimit të Sport Klub Vllaznia”
5. Pr/Vendim:
“Për miratimin e tavaneve përgatitore të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2022-2024 për Bashkinë Shkodër”
6. Pr/ Vendim:
“Për miratimin e planit “për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në fondin pyjor/kullosor në bashkinë Shkodër për vitin 2021”
7. Pr/ Vendim
“
Për dhënie dakordësie për vijimin e procedurave të heqjes nga fondi pyllor/kullosor publik për aktivitet minerar të shfrytëzimit të gurit gëlqeror për objektin Gajtan-Guri i Zi, për shoqërinë STONE-ALB shpk”
8. Pr/Vendim:
“Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të vitit 2020 të Bashkisë Shkodër”
9. Pr/Vendim:
“Për emërtimin e rrugës që kufizohet ndërmjet rr.Kol Idromeno dhe rr.Hasan Riza Pasha, me emrin Atë Aleksandër Petani”
10. Diskutime jashtë rendit të ditës
Grafiku i mbledhjeve të komisioneve
Nr. |
Komisione |
Dita |
Data |
Ora |
1 |
Komisioni i vlerësimit të figurave dhe emërtesave |
E merkure |
24.3.2021 |
11:00 |
2 |
Komisioni për çështjet ligjore |
E merkure |
24.3.2021 |
12:00 |
3 |
Komisioni bujqesise,pyjeve, menaxhimit te ujrave dhe mbrojtjes se mjedisit |
E merkure |
24.3.2021 |
13:00 |
4 |
Komisioni i sporteve |
E merkure |
24.3.2021 |
14:00 |
5 |
Komisioni i buxhetit |
E merkure |
24.3.2021 |
15:00 |