Kërko

Projekte në kuadër të programit IPA Adriatik dhe IPA Shqipëri Mali i Zi

ADRIA MUZE

Objektivat kryesore të projektit janë forcimi i marrëdhënjeve në mes të partnerëve dhe përkrahja për zhvillimin e rajonit te Adriatikut. Qëllimi është që të realizohet harmonizimi i aktiviteteve të partnerëve në fushën e turizmit kulturor dhe fokusi është në ngritjen e interesit mbi Muzeumet në rajon. Prandaj planifikohet një afrueshmëri e Muzeumeve duke vënë në veprim në Euromuse. net, hapsirë ekspozuese ndërkombëtare ku i bashkon informatat për Muzeumet më të rëndësishme dhe ekspozitat në Europe dhe organizon shumë ngjarje të cilat mund të lidhen Muzeumet Adriatike dhe të jënë më afer një rrethi më të gjerë të vizitorëve. Në këtë gjurmë është edhe transformimi i Muzeumeve në qendra kulturore plot jetë, e cila është një prej qellimeve kryesore të projektit AdriaMuse.

Aktivitetet kryesore të projektit janë realizimi i projektit pilot me Venezian dhe shkëmbimin e eksperiencave.

Gjatë vitit 2013 janë realizuar keto aktivitete kryesore:

  • Shkurt 2013... Vizitë pune në Venecia në lidhje me bashkërendimin e punëve për aktivitetin e përbashkët pilot në dy qytetet tona për traditën e lundrimit. 
  • Prill 2013... Konferenca e 5-të Transnacionale e partnerëve në Campobasso, Itali. Diskutime dhe dhënje llogari për ecurinë e projektit dhe problemeve financiare të tij.
  • Fund Prilli 2013... Seminari me temë: "Eventet përtej mureve të muzeumit". Aktivitet i gjerë dhe gjithpërfshirës kulturor, turistik dhe promovues i projektit AdriaMuse.
  • Shtator 2013... Skenarizimi dhe regjistrimi i një video promocionale për projektin AdriaMuse, dërguar partnerit nga Istria, Kroaci.

LEGEND

LEGEND është një projekt i BE-së (Bashkimit Europian) i bashkëfinancuar nga Programi IPA Adriatik CBC. Objektivi i tij i përgjithshëm është promovimi i koncepteve të efiçiencës së energjisë gjeotermike dhe benefiteve te energjise me entalpi të ulët në zonën e Adriatikut.

Aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2013:

  • Kick off meeting për prezantimin e projektit.
  • Konkurs mes shkollave të mesme për njohuritë në lidhje me energjinë termike.

MARUBI

Objektivi i përgjithshëm i projektit është promovimi i bashkëpunimit ndërkufitar me synim rritjen e vlerave të përbashkëta kulturore në veçanti të pasuesve të Marubëve dhe potencialet mjedisore të zonës së Shkodres dhe Ulqinit. Përmirësimi i këtyre potencialeve synon të promovojë zhvillimin ekonomik në të dy anët e kufirit.

Aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2013:

  • Krijimi i newsletter Marubi (edicioni 1 dhe 2).
  • Trajnimi i mediatorëve të trashëgimisë kulturore përmes një kursi 2 javor me ekspertët me të mirë të turizmit në vend.
  • Realizimi i Marubi Route.
  • Realizimi i webpage të projektit.

EURO MIGMOB

Euro MigMob është një projekt i financuar në kuader të programit “Europe For Citizens” i BE. Ka në fokus të tij shkëmbimin e eksperiencave mes partnerëve në fushën e mobilitetit migrator në europë. Projekti është aplikuar dhe fituar nga Bashkia Shkoder e cila ka 23 partnere komuna, bashki, dhe organizata nga Italia, Franca, Kroacia, Hungaria etj.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës