Kërko

Projekt Pilot për ri-integrimin e emigrantëve të kthyer

#AgjenciaperZhvilliminRajonal1 dhe Bashkia e Shkodrës kanë kënaqësinë të njoftojnë fillimin e një projekti pilot për ri-integrimin e emigrantëve të kthyer dhe familjeve të tyre dhe/ose i personave në nevojë. Ky projekt synon “Krijimin e një perspektive për këta persona, përmes punësimit dhe në të njëjtën kohë përmirësimin e situatës në sistemin e kanaleve të kullimit“.
Projekti do të ndihmojë qeverisjen lokale dhe popullsinë e rajonit të ndikuar për reduktimin e efekteve të përmbytjes, mirëmbajtjes së pronës publike ndërkohë që piloton konceptin „ para për punë publike“. Ai kontribuon në zbatimin e masave përshtatëse të evidentuara në “Planin rajonal të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet” si dhe zbatimin e politikave sociale që bashkia ka ndërmarrë.
Ky projekt pilot do të zgjasë 3 muaj dhe mbështetet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (#BMZ) e zbatuar nga #GIZ në Shqipëri
Nëse jeni një emigrant i kthyer dhe dëshironi të punësoheni për një kohë të kufizuar në pastrimin e kanaleve të kullimit në zonat #Dajç, #Rrethina, #AnaeMalit, #Velipojë, #GuriiZi, ju lutem na kontaktoni deri me datë 27 Shtator, pranë zyrave tona.

mundesi punesimi azhr2

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës