Kërko

Programi i Transparencës i Bashkisë Shkodër

Bashkia Shkodër

Drejtoria e Burimeve Njerezore

I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Bashkinë Shkodër. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. (LDI)

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Bashkina Shkodër ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e LDI-së. Bashkia Shkodër do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Bashkisë Shkodër, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare / si dhe në mjediset e Zyrës me Një Ndalesë. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afatin kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër, është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë dhe në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

  1. Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës i Bashkisë Shkodër janë:
  2. “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  3. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Bashkia Shkodër ushtron funksion publik, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  4. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Bashkisë Shkodër dhe përkatësisht: Ligji nr. 8652, datë. 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" i ndryshuar me ligj nr.30/2015 dhe Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  5. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  6. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  7. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  8. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:
  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Bashkia Shkodër vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit / dhe në mjediset e institucionit, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të Bashkisë Shkodër;
  • Tekstet e plota, të ligjeve, të akteve nënligjore, ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Bashkisë Shkodër, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • Bashkia Shkodër, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Bashkia Shkodër.
  • Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

PROGRAMI I TRANSPARENCES

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë Baza Ligjore Dokumenti / Përmbajta Afati kohor për publikim Mënyra e publikimit Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik

Ligj nr.119/2014

Neni 7/1/a/d

Struktura Organizative e Bashkisë Shkoder

Organograma

Rregullorja Bashkia Shkodër 2017

Zyrtarët që mbartin detyrimin për deklarimin e pasurisë

Pas miratimit nga Titullari

Përditësohet pas çdo akt emërimi

Në faqen zyrtare  në menunë “Për Bashkinë”

Titullari

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Vendime të Këshillit të Bashkisë;
dokument politikash;
dokument tjetër.

Neni 7/1/b

VKB

Statut

Kod Etike

Strategji

Planifikim dhe Zhvillim Territori

Raport Vlerësimi Mjedisor

Deklaratë Mjedisore

Rregullore e Shfrytëzimit të Hapësirave Publike

Rregullore e Shfrytëzimit të Hapësirave Publike - Stacione Plazhi

Rregullore për Parkim Automjetesh

Strategjia Territoriale e Shkodrës

Plani i Zhvillimit të Territorit

Pas miratimit në Këshillin e Bashkisë

Në faqen zyrtare në menunë “Këshilli Bashkiak”

Në faqen zyrtare në menunë “Për Bashkinë”

Në faqen zyrtare në menunë “Për Qytetarët / Planifikim dhe Zvillim Territori”

Në faqen zyrtare në menunë “Për Qytetarët / Mjedisi”

Bashkia Shkodër

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,
adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurate ankimit të vendimit përkatës

Ligj nr.119/2014

Neni 7/1/c/g

 

 

 

 

Në ambientet e Zyrës me Një Ndalesë
Shpjeguese:

Adresë postare: Bashkia Shkodër, rr.13 dhjetori, nr.1
Adresë e-mail:
mpubliku@bashkiashkoder.gov.al

info@bashkiashkoder.gov.al

Pas miratimit të Programit të transparencës

Në faqen zyrtare në menunë

Formular Online

E drejta për Informim

Zyra me Një Ndalesë
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhekontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit

Ligj nr.119/2014

Neni 7/1/ç

Shpjeguese:

Në ambientet e Zyrës me Një Ndalesë

Orari: E Hënë – Premte

08.00 – 16.00

mpubliku@bashkiashkoder.gov.al

Administratorët e Njësive Administrative të Bashkisë Shkodër

Pas miratimit të urdhrit të caktimit të Koordinatorit

Në faqen zyrtare në menunë

Koordinatori

Specialisti i Komunikimit me Publikun
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve Neni 7/1/d

Ligj nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”

 

 

 
Menjëherë pas perfundimit të procedurës së percaktuar në ligj

Urdhër emërimi

Në faqen zyrtare në menunë

Legjislacion

Drejtoria e Burimeve Njerezore

Drejtoria Juridike
Mekanizmat monitorues;
Raporte auditi;
Dokumentet me tregues performance
Neni 7/1/dh

Raporte monitorimi dhe auditimi:

 

 

 

 

 

 

 

Menjëherë pas depozitimit në bashki

Njësia e Auditit
Buxheti Neni 7/1/e

Buxheti Afatmesëm 2017 - 2019

Paketa Fiskale

Pas miratimit nga Këshilli i Bashkisë

Në faqen zyrtare në menunë

Bashkia

Drejtoria e Financës

Drejtoria e të Ardhurave
Informacion për procedurat e prokurimit Neni 7/1/ë

Regjistri i Prokurimeve 2017

Pas nënshkrimit të relacionit shoqërues

Transparenca e Buxhetit

Bashkia Shkoder

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr. 119/2014 Neni 7/1/k

Tabelë

Pas miratimit nga Titullari.

Në faqen zyrtare në menunë

Programi i Transparencës

Bashkia Shkodër

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh Neni 7/1/k

Lista e shërbimeve administrative dhe dokumentacioni përkatës

Nëpunës civil (vende vakante)

Pas miratimit nga Titullari.

Pas çdo krijimi të vendit vacant

Në faqen zyrtare në menunë “E drejta për informim”

Në faqen zyrtare në menunë “Për Bashkinë/Vende Pune”

Bashkia Shkodër

Drejtoria e Burimeve Njerezore
Informacione të tjera të dobishme Neni 7/1/l Materiale
ndërgjegjësuese dhe evente
Pas miratimit nga Titullari

Në faqen zyrtare në menunë “Kreu”

Bashkia Shkoder

Mbajtja e dokumentacionit nga Bashkia Shkodër Neni 7/1/h Tabelë Në faqen zyrtare në menunë “Publikime” Sektori i Protokoll Arkivit

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Bashkia Shkodër vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit / dhe në mjediset e Zyrës me Një Ndalesë, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparences.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës