Kërko

Program buxhetor afatmesëm vendor

Programi Buxhetor Afatmesëm parashikon një mbulim sa më të plotë të territorit me shërbime publike cilësore me qellim përmirësimin e jetesës së qytetarëve; përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore urbane dhe asaj rurale, përmirësimin e shërbimit të pastrimit në të gjithë territorin, rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta; zgjerimin e linjave të transportit urban të qytetit dhe rrethqytetëse si dhe ndërtimin e terminalit për akomodimin e mjeteve të transportit të udhëtarëve;ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tregjeve të reja; përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe aksesit;mbështetjen e iniciativave për zhvillimin e zonave të përmirësimit të biznesit; nxitjen e investimeve në kërkim dhe zhvillim (start up) dhe zhvillimin e SMS-ve ekzistuese; mbrojtjen e tokave bujqesore,reabilitimin dhe investimin e infrastrukturën bujqësore, promovimin dhe marketingun e produkteve bujqësore; mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen dhe përmirësimin e tij; përmirësimin e sistemit të edukimit dhe trajnimit profesional, sigurimin e kushteve sa më dinjitoze për fëmijët dhe të rinjtë shkodranë;mbulimin e territorit me shërbime sociale sipas nevojave të komunitetit; zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive; sigurimin e mbrojtjes civile dhe menaxhimin e katastrofave në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.

Program buxhetor afatmesëm vendor në faqen zyrtare të internetit ,www.bashkiashkoder.gov.al-Bashkia- Buxheti 2019-2021. 
Dokumenti i parë PBA ,Vendim i Këshillit Bashkiak nr.50/2018
Dokumenti i rishikuar i PBA Vendim i Këshillit Bashkiak nr. 61/2018
Dokumenti përfundimtar PBA (përfshirë dokumentacionin shoqërues) dhe informacion për dy vitet e fundit, vitin buxhetor dhe tre vitet vijuese për çdo program Vendim i Këshillit Bashkiak nr.82/2018.

Për më shumë informacion në faqen zyrtare të internetit ,www.bashkiashkoder.gov.al-Bashkia- Buxheti .

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës