Kërko

Profili i forcës së punës

 Fuqi punëtore nënkupton pjesën e shoqërisë e cila është e aftë për punë. Marrëdhëniet e punës ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të rregulluara nga kontrata pune, në bazë të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit Nr. 153/2013 “Për nëpunësin civil”. Problemi i papunësisë është një çështje globale, analiza e saj është kryesore për të trajtuar vështirësitë aktuale dhe parashikuar ndryshimet në të ardhmen. Popullsia ekonomikisht aktive (forca e punës) përcaktohet si shumë e numrit të personave të punësuar me numrin e personave të papunë.
  Punësimi: Për gjashtëmujorin  e parë të vitit 2017 rezulton se numri i të punësuarve në Bashkinë Shkodër është 26,980 persona, nga të cilat 7,576 punonjës janë të punësuar në sektorin publik dhe 19,404 punonjës në sektorin privat. Numri më i madh i të punësuarve është në qytetin Shkodër, ndjekur nga Njësia Administrative Rrethina. Ndërsa njësitë administrative me numrin më të ulët të punësimit janë Postriba, Pulti, Shalë dhe Shosh. Megjithatë vlerësimi real i numrit të punësuarve në vend vështirësohet për shkak të mosdeklarimit nga personat që ushtrojnë veprimtari ekonomike jobujqësore/bujqësore, por që nuk figurojnë të regjistruar. Prandaj mendohet se ky numër punësimi është edhe më i lartë. Një dukuri e tillë është e lidhur me lëvizjet migruese e cila ka sjellë një ulje të numrit të popullsisë në zonat rurale krahasuar me periudhën e fillim viteve ’90, duke çuar në krijimin e qendrave urbane me dendësi popullsie  deri në 230.18 banorë/km² (Bashkia Shkodër) dhe zona më pak tërheqëse për banim me dendësi prej 4.4 banorë/ km² (Shalë, Shosh, Pult). Kjo reflekton edhe përqendrimin ekonomik drejt qytetit Shkodër. Ndërveprim të dendur me qytetin e Shkodrës rezultojnë të kenë njësitë Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi etj.
  Struktura e punësimit sipas sektorëve:
Struktura e punësimit sipas sektorëve i referohet periudhës gjatë viteve 2016 - 2017:
•      28 % e punëtorëve janë të punësuar në sektorin publik;
•      72% e punëtorëve janë të punësuar në sektorin privat.
  Papunësia
 Bazuar në të dhënat paraprake të marra nga Drejtoria Rajonale e Punësimit për gjashtëmujorin e parë të vitin 2017 rezulton se:

Emërtimi Gjendja në fund të muajit Sipas grup moshave Sipas nivelit arsimor
Gjithsej Femra K/familjar deri 19vjeç 20-24 vjeç 25-29 vjeç 30-34 vjeç 35-39 vjeç 40-44 vjeç 45-50 vjeç mbi 50vjeç më pak se fillor fillor 9 vjeçar mesëm I përgj mesëm prof universitar
Punëkërkues të papunë gjithsej 4,648 2,249 2,140 178 393 258 242 295 492 813 1,977 59 226 2,439 1,055 596 273

 Për Bashkinë Shkodër numri i të papunëve 19-64 vjeç vlerësohet të jetë 4648 persona. Nga analiza e strukturës së papunësisë sipas grupmoshave, shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë punë 19-39 vjeç është 29%, ndërsa përqindja  e të papunëve  të regjistruar të grupmoshës  mbi 40 vjeç është më e lartë. Kjo ka lidhje me kërkesat në rritje të tregut të punës për mosha relativisht të reja.
  Shkalla e papunësisë sipas grupmoshave për vitin 2017.
  Sipas nivelit arsimor. Për efekt klasifikimi  vitet e arsimit të papunësisë janë ndarë në: më pak se fillor, fillor, 9- vjeçar, i mesëm i përgjithshëm, i mesëm profesional dhe universitar. Struktura e papunësisë sipas nivelit arsimor të të papunëve të regjistruar tregon se përqindjen më të lartë e zënë punëkërkuesit me arsimin 9-vjeçar, pasuar nga punëkërkuesit  me arsim të mesëm. Po të analizojmë  të papunët me arsim të mesëm, shkalla e papunësisë është më e ulët për personat me arsim të mesëm profesional krahasuar me personat që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme. Të dhënat gjithashtu tregojnë se paga e të punësuarve rritet me rritjen e nivelit arsimor.
  Sipas gjinisë. Për Bashkinë Shkodër, situata paraqitet si mëposhtë:
Për periudhën  e gjashtë mujorit të parë të vitit 2017 rezultojnë të regjistruara si punëkërkuese të papuna 2,249 femra ose 48% e totalit të të papunëve të regjistruara.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës