Kërko

Procedura e marrjes dhe shqyrtimit komenteve dhe rekomandimeve

Në mbështjetje të nenit 15, të ligjit ne.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, palëve të interesuara për të marrë pjesë në konsultimin publik, u jepet kohë e arsyeshme për të dhënë komentet dhe rekomandimiet e tyre:
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit paraprak
•brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për proçesin e njoftimit e të konsultimit publik
•për akte të rëndësishme afati zgjatet deri në 40 ditë.

Palët e interesuara, komentet dhe rekomandimet e tyre mund ti dërgojnë në info@bashkiashkoder.gov.al, lutfija.fisnik@bashkiashkoder.gov.al ose me postë në adresën Bashkia Shkodër, rruga “13 dhjetori”, Shkodër.

Komentet dhe rekomandimet, grumbudhohen nga koordinatori i njoftimit dhe konsultimit publik, në mënyrë të strukturuar dhe transparente. Shqyrtimi i tyre, kryhet nga bashkia, e cila vendos për pranimin ose refuzimin e rekomandimeve. Nëse rekomandimet nuk janë pranuar, bashkia paraqet një përmbledhje të arsyeve të mospranimit.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës