Politikat e punësimit
Politikat e punësimit kanë për qëllim mbështetjen e punëkërkuesve në gjetjen e një pune të përshtatshme duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e situatës së tregut të punës dhe
rrjedhimisht uljen e nivelit të papunësisë.
Në kuadër të nxitjes së punësimit në rang kombëtar aplikohen 5 programe:
• Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkuesve;
• Programi i nxitjes së punësimit nëpërmjet formimit në punë;
• Programi për nxitjen e punësimit nëpërmjet formimit institucional;
• Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkueseve femra i cili synon të integrojë në tregun e punës gra të margjinalizuara si gratë rome, ish të trafikuara, gra të moshuara dhe gra invalide;
• Programi i nxitjes së punësimit të punëkërkueseve që hyjnë për herë të parë në punë.