Kërko

Politikat dhe shërbimet sociale

Shërbimi Social në Bashki i jep përgjigje nevojave të territorit, të shpërndarjes së burimeve ekonomike që ka në dispozicion, si edhe vendosjes në rrjet të burimeve sociale dhe institucionale për të plotësuar nevojat e target grupeve të ndryshme.
Ndër shërbimet e shumta që Bashkia ofron janë edhe Shërbimet Shoqërore që konsistojnë në formë të ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë, të shërbimeve të përkujdesit social, rezidencial dhe komunitar.
Mbështetja për shërbimet sociale fokusohet në zbatimin e politikave sociale të përcaktuara nga Plani Social i Zonës, i miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe që përfaqëson një instrument thelbësor nëpërmjet të cilit Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me të gjitha subjektet aktive, harton sistemin e integruar të ndërhyrjeve për shërbimet sociale.
Për t’iu pergjigjur nevojave dhe stadit aktual, Shërbimi Social në Bashki ka si qëllim: Krijimin e një vizioni dhe perspektive të re të sistemit welfare si dhe koordinimin e administrimit të burimeve në territor, duke iu përgjigjur kërkesave sociale.
Në politikat sociale që Bashkia ka, me mjaft vëmendje shihen proceset e decentralizimit për menaxhimin dhe mirëfunksionimin e shërbimeve rezidenciale si dhe mbështetja e shërbimeve alternative, si qendrat komunitare, qendrat ditore etj., për të gjitha kategoritë në nevojë.

Struktura të ngritura Brenda Sektorit të Shërbimit Social në Bashkinë Shkodër:
 
Komisioni i Vlerësimit të Nevojave - shqyrton kërkesat e qytetarëve që kanë nevojë për shërbime të përkujdesit dhe vendos sistemimin e klientëve në qendrat rezidenciale që janë në varësi të Bashkisë si Shtëpia e Foshnjës 0-3 vjeç , Shtëpia e Fëmijës Shkollore 6-15 vjeç, Qendra e Zhvillimit dhe Shtëpia e të Moshuarve.
Komisioni Multidisiplinar i Kujdestarisë -  merr në shqyrtim kërkesat e qytetarëve që kërkojnë të marrin në kujdestari një fëmijë,  dhe vendos caktimin e kujdestarisë për këto familje.

Njësia e mbrojtjes së fëmijëve – ka në fokusin e punës mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe veçanërisht mbrojtjen e të gjithë fëmijëve të cilët rrezikohen të lëndohen, dhunohen ose neglizhohen.

Struktura për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje – ka në fokus identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe çështjet e barazisë gjinore.
"Plani Social i Zonës" -  përfaqëson një instrument thelbësor nëpërmjet të cilit Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim me të gjithë subjektet aktive, publike dhe private, harton sistemin e integruar të ndërhyrjeve dhe të shërbimeve sociale.

Guida e Shërbimeve Sociale -  është një instrument që i shërben çdo qytetari me informacionin e saktë dhe të detajuar që përmban, për të gjitha shërbimet që ofrohen në territorin e qytetit të Shkodrës nga organizatat që veprojnë në këtë qytet. Kjo guidë ribotohet çdo 3 vjet.

Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë Shkoder është hapur dhe funsionon që në vitin 2008.

Kjo zyrë ka për detyrë:

  • Të vlerësojë dhe të monitorojë në vazhdimësi situatën e familjeve të fëmijëve në rrezik. 
  • Të bëjë identifikimin dhe të bashkërendojë, në mënyrë multidisiplinare, mbrojtjen, referimin dhe analizën e rasteve në territorin e Bashkisë.
  • Të sensibilizojnë komunitetin, të organizojë takime informuese, edukuese dhe trajnuese për mbrojtjen e fëmijëve në territorin e Bashkisë.
  • Të bashkëpunojë me administratorët e shërbimeve shoqërore, psikologët e shkollave, mjekun e familjes, autoritetet përgjegjëse të rendit, punonjësit socialë të qendrave të shërbimeve publike e jopublike, për përmirësimin e situatës së mbrojtjes së fëmijës në territorin e Bashkisë.
  • Të shërbejë si qendër informacioni, ku fëmijët dhe familjet në territorin e bashkisë mund të informohen apo të referohen te shërbime të tjera mbështetëse, sipas nevojave që ata kanë .
  • T'i raportojë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të dhënat statistikore që ka përpunuar për mbrojtjen e fëmijës në territorin e Bashkise. 
  • Te paraqesë periodikisht Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës informacione për situatën e mbrojtjes se fëmijës në territorin e Bashkisë.
polsocial Moment nga takime informuese

Gjatë vitit 2014, Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashkinë Shkoder ka identifikuar dhe menaxhuar rastet si më poshtë:
 

  • Numri i rasteve të menaxhuara-raste në total 30
  • Nr.i vizitave në familje- 15 vizita gjatë këtij viti.
  • Nr.i familjeve kujdestare që kanë përfituar ndihmën sociale per marrje në kujdestari te fëmijeve- 5 familje perfituese.
  • Numri total i fëmijëve të referuar nga  Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në struktura të tjera 7 raste te referuara.
  • Grupit teknik multidisiplinar në nivel bashkie eshte mbledhur gjate kesaj periudhe rreth 8 here.
     

Janë realizuar rreth 2 takime informuese me shkollat e qytetit për të informuar fëmijët dhe të rinjtë për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në familje, komunitet, shkolla etj. 

takim informues me shkollat Takim informues me shkollat

Struktura për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje. Në zbatim të ligjit 9669 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, është hapur dhe funksionon që në qershor të vitit 2009. Në dispozicion është vënë numri telefonik 400075.
Ky shërbim ofrohet si në linjë telefonike ashtu edhe në takime të drejtpërdrejta dhe ka si qëllim primar evidentimin dhe mbrojtjen e rasteve, viktima të dhunës në familje.

  • Kjo zyrë ka për detyrë:
  • Zbatimin e Vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për Urdhërat e Mbrojtjes ndaj viktimave të dhunës në familje.
  • Pritjen e klientëve (nëpërmjet telefonatave për denoncimin e rasteve të dhunës në familje, takimeve direkte për denoncim, këshillim apo orientim të rastit konkret).
  • Lidhjen me njësitë lokale, policinë, urgjencat mjekësore OJF-të dhe strehëzat  për koordinim të punës për rastet e dhunës në familje.
  • Vizita në familje.
  • Koordinim i takimeve të Grupit Teknik të Dhunës në Familje.
  • Mbledhje dhe hedhje e të dhënave për rastet e dhunës në familje, të marra nga të gjitha institucionet, në sistemin elektronik të dhunës në familje.
    Ndjekie e seancave gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.
  • Organizim aktivitetesh të ndryshme në 16 ditët e aktivizmit (25 nëntor – 10 dhjetor) kundër dhunës në familje.
    barazia gjinore Takime mbi barazine gjinore

Gjatë vitit 2014, Struktura për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje ka menaxhuar rastet si më poshtë:

  •  Janë zbatuar 39 Urdhër Mbrojtjeje të lëshuar me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
  •  Janë organizuar 3 mbledhje të Grupit Teknik të Punës për rastet e dhunës në familje.
  •  Janë asistuar 32 familje kliente të strukturës për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje.
  •  Janë referuar 6 raste të viktimave të dhunës në familje në institucionet private të qytetit të Shkodrës.
  •  Është zbatuar projekti “Vlerësimi i politikave/programeve dhe buxhetet respektive vendore nga një perspektivë gjinore në Bashkinë Shkodrës” në bashkëpunim me organizatën Flag.
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës