Kërko

Plani strategjik i zhvillimit të bashkisë

Parimet e Planit Strategjik të zhvillimit të bashkisë janë: Të ofrojë një vizion dhe drejtim konsistent, si dhe një vlerësim strategjik jo vetëm të asaj çka është e dëshirueshme, por edhe asaj që është e mundshme në kontekste të ndryshme. Të mbrojë të drejtat e njerëzve, të mbrojë sistemet natyrore, të arritjë një përdorim eficent të burimeve, të arrijë një cilësi të lartë të ofrimit të shërbimeve të koordinojë veprimet dhe investimet.

PPV është miratuar në Këshillin e Bashkisë Shkodër, Prefekti i Qarkut Shkodër si dhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit. VKB Nr.19 datë 24.03.2017 “Për miratimin e strategjisë së zhvillimit të territorit dhe projekteve strategjike të zhvillimit të Bashkisë Shkodër”, Miratimi i Prefektit të Qarkut Shkodër datë 06.04.2017 në lidhje me VKB Nr.19. VKB Nr.27 datë 20.04.2017 “Për miratimin e planit të zhvillimit të territorit dhe rregulloren e zbatimit të planit të përgjithshëm vendor të Bashkisë Shkodër”, Miratimi i Prefektit të Qarkut Shkodër datë 05.05.2017 në lidhje me VKB Nr.27. Vendimi nr.5 datë 16.10.2017 i KKT "Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Shkodër". Me shkresën nr. 766/3 prot. datë 03.05.2018 të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, e administruar pranë Bashkisë Shkodër me nr. 1505 prot. datë 30.01.2019, është dërguar/zbardhur vendimi nr.5 datë 16.10.2017 i KKT-së.

Përmirësimi i aksesit  dhe marrëdhënieve rajonale
Integrimi territorial dhe barazia në shërbime e akses
Konkurueshmëria dhe zhvillimi ekonomik
Cilësia e lartë e jetesës dhe zhvillimit urban
Mbrojtja e mjedisit dhe aftësia për tu përshtatur, mbrojtur dhe rimëkëmbur nga rreziqet natyrore

Synimet kryesore për çdo fushë përgjegjësi

Terminalet Multimodale
Rregullimi i portave hyrëse në Shkodër
Lidhjet Strategjike Rajonale e Kombëtare 
Bashkepunimi Nderkufitar

Centralitete të reja në Bashkinë Shkodër (Policentrizmi)
Konsolidimi i lidhjeve të qendrave kryesore urbane
Qëndrat me një ndalesë dhe ngritja e kapaciteteve lokale 
Qeverisja elektronike 
Qëndrat multifunksionale dhe shërbimet sociale

Zhvillimi Rural 
Zhvillimi Akuakulturës 
Zhvillimi i Turizmit 
Mbështetja e sipërmarrjeve të reja 
Zhvillimi i Zonave Ekonomike 
Branding i Bashkisë Shkodër

Rikualifikimi i Ballinave Ujore
Restaurimi i Ndertesave Historike dhe mbrojtja e trashëgimisë historike e kulturore 
Rikualifikimi i Hapësirave Industriale dhe Përdorimi i ‘Brownfield’ 
Urbanizimi i Zonave Informale 
Rigjenerimi Urbane
Përmirësimi dhe Integrimi i Komuniteteve Rome dhe Egjyptiane 
Përmirësimi i qendrave të Njësive Administrative, përmes ndërhyrjeve të rikualifikimit urban  
Hapësirat Publike; Hapësirat Rekreative dhe Sportive 
Përmirësimi i infrastrukturës nëntokësore të ujësjellësit dhe KUZ  
Strehimi Social dhe i Përballueshëm
Efiçienca Energjitike dhe Energjia e Rinovueshme  
Transporti Publik 
Biçikletat
Gjallëria Urbane 
Parkimet

Mbrojtja e Mjedisit 
Mbrojtja nga përmbytjet  
Përmirësimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane  
Mbrojtja e akuifereve nga ndotja 
Menaxhimi i Rreziqeve Natyrore
Menaxhim i pyjeve dhe Kullotave 
Ndryshimet Klimatike

Veprimet që duhen ndërmarrë duke parashikuar edhe kostot përkatëse. Për më shumë informacion në faqen zyrtare të internetit, www.bashkiashkoder.gov.al-Bashkia- Buxheti 2019-2021,Orientimi afatgjatë i bashkisë.

Burimet e financimit janë:
Bashkia
Donator
FZHR
FSHZH
IPA Cross Border Shqipëri - Mal i Zi

Për më shumë informacion në faqen zyrtare të internetit ,www.bashkiashkoder.gov.al-Për qytetarët- Planifikim zhvillim territori .

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës