Kërko

Personat me aftësi ndryshe

 

E. Dokumentacioni i personave me aftësi të kufizuar. Para dhe tetraplegjikë

  1. Çertifikatë famijare e personit me aftësi të kufizuar
  2. Çertifikatë personale me fotografi për personat nën moshën 16 vjeç
  3. Fotokopje e kartës së identitetit për personat mbi moshën 16 vjeç
  4. Vendimin e mëparshëm të KMCAP-së, i cili verteton shkallën e aftësisë së kufizuar të personit
  5. Fletë drejtimi për KEMP, kur personi komisionohet për herë të parë.
  6. Epikriza përcjellëse sa herë rikomisionohet
  7. Kopje e noteruar e noteruar e librezës për personat para dhe tetraplegjik

E.1. Kujdestari i personit me aftësi të kufizuar, para dhe tetraplegjik duhet të paraqesë këto dokumenta:

  • Fotokopje e kartës së identitetit e personit kujdestar
  • Deklaratë/vendim gjyqësor për kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftësi të kufizuar ose familja
  • Raport mjeko ligjor që verteton që kujdestari është i aftë fizikisht dhe mendërisht

E.2. Kur personi me aftësi të kufizuar vazhdon shkollën e mesme dhe të lartë duhet të paraqesë këto dokumenta:

  • Vertetim nga titullari dhe sekretari i shkollës (përsëritet çdo tre muaj) i cili duhet të përmbajë:
  1. Emrin dhe mbiemrin e personit që ndjek shkollën
  2. Llojin e arsimit që ndjek ku përcaktohet (cikël shkollor normal ose i përsëritur)
  • Kopje e noteruar e dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopje të noteruar të diplomës në mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve të kualifikimit
  • Vertetim se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë pa shkëputje nga puna

E.3. Kur personi me aftësi të kufizuar vazhdon studimet pasuniversitare, përveç dokumentacionit të mësipërm duhet të paraqesë dhe dokumentat e mëposhtëm:

  • Vertetim nga institucioni ku vazhdon studimet pasuniversitare, në të cilin të jenë të përcaktuara emri dhe mbiemri i personit, lloji i studimit dhe kohëzgjatja e tyre
  • Vertetim nga titullari i institucionit, për frekuentimin e studimeve. Kur studimet zgjasin më shumë se 6 muaj, vertetimi duhet të paraqitet njëherë në tre muaj
  • Kopje e noteruar e diplomës apo dëshmisë së përfundimit të studimeve pasuniversitare ose të mbrojtjes së gradës shkencore

F. Dokumentacioni i verbërisë

  • Kërkesë për trajtim
    Çertifikatë personale me fotografi për personat nën moshën 16 vjeç, fotokopje të kartës së identitetit për personat mbi moshën 16 vjeç
  • Çertifikatë familjare
  • Kopje e noteruar e librezës së verbërisë
  • Vendimi nga KMCV ku është përcaktuar:
  1. shkalla e paaftësisë
  2. përqindja e shikimit
  3. nevoja për kujdestar

F.1. Të verbërit që ndjekin shkollën e mesme dhe të lartë duhet të paraqesin këto dokumenta:

  • Vertetim nga titullari dhe sekretari i shkollës (përsëritet çdo tre muaj) i cili duhet të përmbajë:
  1. emër dhe mbiemër të personit që ndjek shkollën
  2. lloji i arsimit që ndjek (cikël shkollor normal ose i përsëritur)
  • Kopje e noteruar e dëftesës shkollore të çdo viti dhe koppje e noteruar e diplomës në mbarim të shkollës së mesme ose të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve të kualifikimit
  • Vertetim se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë pa shkëp[utje nga puna

F.2. Kujdestari i të verbërit duhet të paraqesë këto dokumenta:

  • Deklaratë për kujdestarin e zgjedhur nga personi i verbër ose nga familja
  • Raport mjeko ligjor që verteton aftësinë e kujdestarit për punë
  • Fotokopje e kartës së identitetit e noteruar kur personi kujdestar nuk është anëtarë i familjes
  • Çertifikatë familjare e personit kujdestar



 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës