Kërko

Për Biznesin

Me zbatimin e reformës së ndarjes së re administrative territoriale të Shqipërisë, Bashkia Shkodër, në krahasim me organizimin e mëparshëm është rritur në hapësirë. Ky ndryshim ka sjellë një rol të ri për zhvillimin dhe menaxhimin territorial. Në këtë situatë të re bëhet e domosdoshme përpjekja për të përcaktuar drejtimet që duhen ndjekur në të ardhmen, duke u fokusuar dhe përdorur mirë burimet ekzistuese. Ndaj çështja kryesore është përkthimi i shumëllojshmërisë së avantazheve konkurruese në mundësi për investimet e huaja, të cilat do të ndikojnë zhvillimin social dhe ekonomik, duke bërë të mundur që çdo territor të kontribuojë në mirëqenien e Bashkisë.
I konceptuar si një dokument konciz, broshura ’’Të investosh në Shkodër’’ do të jetë një udhërrëfyes i vyer për tërheqjen e investitorëve të huaj. Ky dokument përfaqëson përpjekjet e administratës së Bashkisë për të bërë një koordinim horizontal të aktorëve lokal dhe koordinim vertikal midis niveleve të ndryshme qeverisëse për çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Rritja ekonomike dhe hapja e vendeve të reja të punës në ekonomitë në zhvillim, varen nga dy faktorë kryesorë: tërheqja e investitorëve të huaj dhe zhvillimi i NVM-ve. Klima e favorshme e biznesit është thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në këtë kuadër, politikat e zhvillimit të Bashkisë Shkodër do të jenë të fokusuara në zhvillimin e një ekonomie të gjallë për qytetin dhe zonat rurale sipas parimit të plotësueshmërisë ndërmjet qytetit dhe zonave rurale. Prandaj nismat tona do të nxisin skemat për vetëpunësim dhe për krijimin e sipërmarrjeve të vogla, kryesisht për grupet që kanë pak ose aspak përvojë në këtë fushë siç janë të papunët, gratë dhe të rinjtë. Do të përkrahim skema që forcojnë konkurueshmërinë e firmave ekzistuese nëpërmjet rrjetëzimit, zhvillimit, përhapjes së teknologjive inovative  si dhe mbështetjes në marketing. Do të vazhdojmë të përdorim elementet tradicional të zhvillimit ekonomik lokal, siç janë zonimi dhe zhvillimi i parqeve industriale. Gjithashtu do të përdorim instrumente të tilla, si: promovimi i sipërmarrjes, inkubatorët dhe promovimi i clusterave të biznesit. Bashkia do të luajë një rol të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi miqësor për investime dhe cilësi më të mirë jetese për qytetarët nëpërmjet rritjes së mundësive për punësim.

Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës