Kërko
Shpallje/Njoftime

Njoftim për qytetarët e pajisur me leje legalizimi

06.09.2017

Njoftohen të gjithë qytetarët që janë pajisur me legalizim objekti pranë ALUIZNI, të paraqiten pranë Bashkisë Shkodër për tu njohur me detyrimin për taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Në bazë të nenit 23 të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar, kjo taksë llogaritet dhe arkëtohet nga njësitë e qeverisjes vendore.

Në rast të mosshlyerjes së detyrimit brenda 30 ditëve, Bashkia Shkodër do të vijojë procedurat ligjore ndaj debitorëve, vendosje barrë hipotekore, bllokim të llogarive bankare dhe ndjekjes së proçedurave gjyqsore, deri në arkëtimin e kësaj takse,

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.     

BASHKIA SHKODËR 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës