Kërko
Shpallje/Njoftime

Njoftim për konkurim publik “Për dhenien me qira me konkurrim,” Njesia Thertores(prerje bagetive)” ndodhur ne ZK 1495, Dobrac-Njesia Administrative Rrethina, Bashkia Shkoder me siperfaqe totale 1131 m2(nga ku 425 m2 objekt,706 m2 truall/shesh funksional),

25.02.2020

  • Bashkia Shkoder njofton per pjesemarrje ne konkurim publik “Për dhenien me qira me konkurrim,” Njesia Thertores(prerje bagetive)” ndodhur ne ZK 1495, Dobrac-Njesia Administrative Rrethina, Bashkia Shkoder me siperfaqe totale 1131 m2(nga ku 425 m2 objekt,706 m2 truall/shesh funksional),në pasurine nr.152/2.
  • Ne zbatim te VKM me Nr. 54, date 05.02.2014 “Per percaktimin e kritereve, te procedures e te menyres se dhenies me qira, enfiteoze apo kontrata te tjera te pasurise shteterore”,te ndryshuar, Bashkia Shkoder shpall konkursin per dhenien me qira.
  • Oferta per vleren e detyrimit mujor te qirase dysheme eshte 56 620 leke.
  • Afati i dhenies me qira eshte 5(pese) vjet kalendarike nga nenshkrimi i kontrates, sipas VKB Nr.16 dt.09.10.2019.
  • Vleresimi i konkurrenteve do te behet sipas ketyre pikeve.

Investimi 50 pikë

Punësimi 20 pikë

Tarifa mujore e qirasë 30 pikë

  • Konkurrimi do te zhvillohet me date 04.03.2020, ora 11.00, ne Zyren zv/kryetarit te Bashkise Shkoder, ne prani te komisionit te shqyrtimit te ofertave te konkurrenteve.
  • Vendi ku do te zhvillohet konkursi: Zyra zv/kryetarit te Bashkise Shkoder, ne prani te komisionit te shqyrtimit te ofertave te konkurrenteve.

Dokumentacioni qe do te paraqitet ne proceduren e konkurrimit nga konkurrentet:

  1. Kërkesën e subjektit për marrje me qira të pasurisë shtetërore, ku të deklarohet oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë, qëllimi i marrjes në përdorim të pronës shtetërore, si dhe treguesit e konkurrimit, të parashikuar sipas planit të biznesit.
  2. Planbiznesin e hollësishëm te firmosur dhe vulosur ne cdo flete për vënien në funksionim të objektit, në të cilin duhet të përfshihet informacioni i mëposhtëm:
  • Identiteti i subjektit kërkues, historiku i aktivitetit që kryen;
  • Përshkrimi i projektit të investimit, i punimeve që do të realizohen, i shërbimeve që do të ofrohen, i burimeve financiare të investimit;
  • Analiza e detajuar e afateve kohore, që do të duhen për të realizuar projektin investues, si dhe fazat e përcaktuara të realizimit të tij;
  • Niveli i punësimit, që do të realizohet sipas fazave kohore të përcaktuara.

 

  • Deklaratat në formën e vetëdeklarimit, si më poshtë vijon:
  1. Deklaratë për të dhënat e NIPT/NUIS të subjektit kërkues;
  2. Deklaratë për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  3. Deklaratë për administratorin dhe subjektin juridik ofertues, nëse është në ndjekje penale, si dhe nëse ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin;
  4. Në rastet kur subjekti konkurrues zhvillon aktivitet me qira në objekte, pronë shtetërore, deklaratë për shlyerjen e detyrimeve, në të kundërt, të theksojë se nuk ushtron aktivitet në objekte shtetërore;
  5. Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve në dokumentacionin e dorëzuar në konkurrim. Në rast konstatimi të të dhënave të rreme, në çdo rast, komisioni e skualifikon subjektin konkurrues.
  6. Nje dokument qe verteton se (subjekti juaj) ka shlyer taksat vendore per vitin 2019, prane institucionit vendor.
  7. Çdokonkurrent i interesuar qe do te marre pjese ne konkurs, duhet te inspektoje perpara dates se konkurrimit ambientin qe do te merret me qira.
  8. Ekstraktin e regjistrimit të subjektit të lëshuar nga QKB, ku te perfshihet fusha veprimtarise thertore.
  9. Ekstraktin historik të regjistrimit të subjektit të lëshuar nga QKB, ku te perfshihet fusha veprimtarise thertore.
  10. NIPT/ NUIS -in e subjektit,origjinale/ fotokopje e noterizuar
  11. Konkurrenti I shpallur fitues duhet te plotesoje te gjitha kushtet kontrates tip, miratuar sipas VKM-se nr.421 dt.12.06.2018 “Per disa ndryshime ne vendimin nr.54 dt.50.02.2014, te Keshillit te Ministrive, “Per percaktimin e kritereve, te procedures e te menyres se dhenies me qira, enfiteozes apo kontrata te tjera te pasurise shtetrore” te ndryshuar.
  12. Te gjithe dokumentet duhet te jene ne formen e kerkuar nga ligji, ky dokumentacion duhet te jene lëshuar jo më parë se tre muaj nga data e hapjes së konkurrimit.
  • Ofertat do te hapen me date 04.03.2020,ora11.00 ne Zyren zv/kryetarit te Bashkise Shkoder, ne prani te komisionit te shqyrtimit te ofertave te konkurrenteve.

 

  • Dokumentacioni do te dorezohet ne sekretarine e Bashkise Shkoder deri me date 04.03.2020, para ores 11.00.
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës