Kërko
Këshillim me Publikun

Njoftim për këshillim me publikun-Projekt-vendim për miratimin e listës përfundimtare të pronave të palujtshme shtetërore

04.05.2020

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe 54 shkronja “e”, të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër, Aktit Normativ nr.3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të vecanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19” njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun për diskutimin e dokumentit:

1. Projekt-vendim Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të palujtshme shtetërore, të Njësisë Administrative Ana e Malit, që kërkohen për transferim në pronësi të Bashkisë Shkodër, të Qarkut Shkodër.

Për shkak të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, dëgjesa publike do të zhvillohet vetëm nëpërmjet dërgimit të sugjerimeve/mendimeve tuaja në postën elektronike, deri me datë 16.05.2020.

Sugjerimet, komentet mund të dërgohen dhe në email në adresën:

keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Duke ju falenderuar,

Sekretari i Këshillit të Bashkisë Shkodër
Denis Lesha

Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës