Kërko
Këshillim me Publikun

Njoftim për këshillim me publikun

07.05.2019

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “e“ të ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Këshilli Bashkiak Shkodër njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutimin e projekt akteve :

1. Pr/ Vendim: “Për ndryshimin e pjesshëm të VKB nr. 51, datë 14.04.2009 “Për miratimin e listës së pjesshme të pronave të paluajtëshme shtetërore që kërkohen për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër“, për heqjen nga lista e pasurive të transferuara në pronësi të bashkisë Shkodër, miratuar me VKM nr. 421, datë 2.6.2010, të ndryshuar“, të pronave me nr rendor 45, 58, 65, 109, sipas formularit për heqjen nga inventari i pronave të paluajtëshme shtetërore“.

2. Pr/ Vendim: “Për dhënie pëlqimi për miratimin e vazhdimit të dhënies më qira (procedurë konkuruese) me afat 5-vjeçar për objektin “Njësia thertores (therje kafshëve) ndodhur në ZK 1495, Dobraç-Njësia Administrative Rrethinat-Bashkia Shkodër, me sipërfaqe totale 1131 m2, (nga të cilat 425 m2 objekt, 706 m2 truall/ shesh funksional), në pasurinë nr 152/2“.

Takimi do të zhvillohet në Bashkinë Shkoder ditën e Enjte, datë 16 Maj 2019, ora 11:00.
Bashkëngjitur mund të konsultoni materialin.

Sugjerimet, komentet mund të dërgohen edhe me email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al
Jeni të ftuar të merrni pjesë.
Duke ju falenderuar.
   
KËSHILLI BASHKIAK SHKODËR 
   
Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës