Kërko
Shpallje/Njoftime

Njoftim për fillimin e procedurave të përzgjedhjes me konkurs të hapur të subjekteve kandidat për të operuar në linjën qytetase të trasportit urban

11.05.2018

Në mbështetje të Ligjit nr.  139/2015 " Për Vetëqeverisjen vendore", Ligjit nr.8378,  datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i  Republikës së Shqiperisë" të ndryshuar;  Ligjit nr.8308,  dat 137 18.03.1998 "Për transportet rrugore" të ndryshuar; Udhëzimit  të Ministrit të Transportit dhe Infrastruktrurës nr.5627, datë 18.11.2016 "Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e licensave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtareve brenda vendit" i ndryshuar ;  Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 21,  datë 06.04.2012 për  "Për  miratimin e  kalimit me  sipermarrje të  shërbimit të transportit publik urban në qytetin e Shkodrës si dhe miratimi i   linjave te transportit", Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.  7,  datë 25.02.2015 "Për caktimin e tarifës së transportit urban qytetas në BAshkinë Shkodër dhe rihapjen e linjes së transportit urban "Qendër - Tregu i Shumicës së Fruta Perime".


Njoftojmë të gjithë subjektet e interesuara, së Bashkia Shkodër ka filluar procedurat  të përzgjedhjes  me konkurs  të hapur të subjekteve   kandidate  për të operuar  në linjat qytetase të trasportit  urban si më poshtë:


•    Bahçallek-Fermentim-Bahçallek
•    Kiras-Stacionii Trenit  -Kiras
•    Shërbim Urban në Unazë
•    Qender  -  Tregu  i Shumicës  se Fruta  Perime

Subjektet   e interesuara  kanë  mundësinë   dhe  të drejtën   të aplikojnë   në të giitha  linjat apo edhe  veçmas  për  linja  të veçanta   me dokumentacionet   përkatese   sipas  specifikave të Iinjës.  Vleresimi   do të bëhet  për  secilën  Iinjë  në veçanti,   për  të cilën  do të  ketë  një operator  fitues.

Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm  për t'u  paraqitur nga ana e subjekteve, përcaktohet   sipas  Urdhërave/Urdhëresës të  Kryetarit   të  Bashkisë   Shkodër  bashkëlidhur këtij njoftimi:

1.    Urdhër  nr 602  datë 25.08.2017  mbi "Miratimin  e kushteve  të ofrimit të shërbimit publik  të  transportit   qytetas  të  udhëtarëve   në  zbatim  të  Vendimit të  Këshillit Bashkiak nr.21,datë 06.04.2012   "Për  miratimin  e  kalimit  me sipermarrje të shërbimit të transportit publik urban në qytetin e Shkodrës si dhe  miratimi i linjave të transportit,të  Vendimit  te Keshillit  Bashkiak  nr.r.date 25.02.2015  "Per caktimin  e tarifes se transportit   urban qytetas ne Bashkine  Shkoder dhe rihapjen  e linjes se transportit  urban:  Qender-Tregu  i  shumices  se fruta perime"
2.    Urdhër nr 603 datë 25.08.2017,për "Zbatimin  e kushteve  teknike  të komoditetit dhe  sigurisë  të  miratuar  me  Vendim  të  Këshillit  Bashkiak  VKB  nr. 21,   datë 06.04.  "Për  miratimin  e kalimit  me sipërmarrje  të shërbimit  të transportit  publik urban në qytetin e Shkodrës  si dhe miratimi  i  linjave te transportit"nga operatorët e "Bahçallek  -  Fermentim  -  Bahçallek";  "Shkodër    - Shirok -  Zogaj -Shkodër ; Kiras-Stacioni  i  Trenit-Kiras  ;   Shërbimi Urban në Unazë" me Vendimi të Këshillit Bashkiak  nr.7,datë  25.02.2015   "Për caktimin  e tarifës  së transportit urban qytetas në Bashkinë  Shkodër  dhe rihapjen  e linjës  së transportit urban:  Qendër-Tregu i shumicës së  fruta  perime"si dhe përcaktimin e inventarit të mjeteve për këto linja".
3.   Urdhër nr 604  datë, 25.08.2017 mbi  "Caktimin   e  sistemit   të  pikëzimit   për përzgjedhjen  për operim në linjë të rregullt udhëtarësh  qytetase"
4.   Urdhëresë Nr 605 datë 25.08.2017  për "Procedurat  dhe kriteret  e përzgjedhjes  se operatorëve   për  linjat  e  transportit   qytetas  të  udhëtarëve, si dhe  rinovimin   e licencave për keto linja"

5.   Urdhëresë Nr 606 datë 25.08.2017 për "Monitorimin,inspektimin,raportimin  dhe vlerësimin  e performancës në shërbimin  publik të transportit  qytetës të udhëtarëve dhe zbatimin e masave për shkeljet e kontratës  të transportit  qytetës".

6.    Urdhër  nr 144,datë  13.02.2018  "Për një ndryshim  në Urdhëresën  me nr 605,datë
25.08.2017  për "Procedurat  dhe kriteret  e përzgjedhjes   së operatorëve  për linjat e transportit  qytetas të udhëtarëve,si dhe rinovimin e licencave për këto linja"
7.    Urdhër nr  375,datë 11.05.2018   "Për   një  ndryshim   në  Urdhër nr 939,datë
17.11.2017      "Për një   ndryshim   në   Urdhërin    e   brendshëm me nr 602,datë 25.08.2017"
8.    Kontratë  Shërbimi Tip për "Transportin  e udhëtarëve  në linjën qytetëse           "

 

Aplikimi do të bëhet çdo ditë pranë Zyrës me Një Ndalesë, në Bashkinë Shkodër nga data 11/05/ 2018 deri në datë 21/05/ 2018  nga ora   08:00 - deri në ora 16:00.

 

Shkarko Njoftimin Urdhër për "Miratimin e kushteve tëofrimit të shërbimit publik të transportit qytetas të udhëtarëve.."
Urdhër për Zbatimin e kushteve teknike të komoditetit të sigurisë Urdhër për caktimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen për operim..
Urdhër për "Procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së operatorëve për linjat e transportit qytetas të udhëtarëve Urdhëresë për monitorim,inspektim,raportim dhe vlerësim performance
Urdhër për ndryshimnë urdhëresën nr.605 për procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së operatorëve Urdhër për një ndryshim në urdhër..

 

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës