Kërko
Shpallje/Njoftime

Njoftim për fillimin e procedurave të përzgjedhjes me konkurs të hapur të subjekteve kandidat për të operuar në linjën qytetase të trasportit urban

29.08.2017

Në mbështetje të nenit 8, pika 2, nenit 9, pika 1/1.1 shkronja “b”, nenit 64, shkronja “a” dhe “b” të Ligjit nr. 139/2015, datë 17.12.2015 për “Vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" (i ndryshuar); Ligjit nr.8308, datë 18.03.1998 për "Transportet rrugore" (i ndryshuar); Udhëzimit të Ministrit të Transportit dhe Infrastruktrurës nr. 5627, datë 18.11.2016 për “Për përcaktimin e kritereve, rregullave dhe dokumentacionit për lëshimin e liçensave dhe certifikatave për ushtrimin e veprimtarisë në transportin rrugor të udhëtarëve brenda vendit”; Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 21, datë 06.04.2012 për “Për miratimin e kalimit me sipërmarrje të shërbimit të transportit publik urban në qytetin e Shkodrës si dhe miratimi i linjave të transportit”, Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 7, datë 25.02.2015 “Për caktimin e tarifës së transportit urban qytetas në BAshkinë Shkodër dhe rihapjen e linjës së transportit urban “Qendër – Tregu i Shumicës së Fruta Perime”.

Njoftojmë të gjithë subjektet e interesuara, se Bashkia Shkodër ka filluar proçedurat të përzgjedhjes me konkurs të hapur të subjekteve kandidate për të operuar në linjat qytetase të trasportit urban si më poshtë:

  • Bahçallek-Fermentim-Bahçallek
  • Kiras-Stacioni i Trenit –Kiras
  • Qëndër-Shirokë-Zogaj-Qëndër
  • Shërbimi Urban në Unazë
  • Qendër – Tregu i Shumicës së Fruta Perime

Subjektet e interesuara kanë mundësinë dhe të drejtën të aplikojnë në të gjitha linjat apo edhe veçmas për linja të veçanta me dokumentacionet përkatëse sipas specifikave të linjës. Vlerësimi do të bëhet për secilën linjë në veçanti, për të cilën do të ketë një operator fitues.

Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur nga ana e subjekteve, përcaktohet sipas Urdhërave/Urdhëresës të Kryetarit të Bashkisë Shkodër bashkëlidhur këtij njoftimi:

  1. Urdhër nr 602 datë 25.08.2017 mbi “Miratimin e kushteve tё ofrimit të shёrbimit publik tё transportit qytetas të udhëtarëve në zbatim tё Vendimit tё Këshillit Bashkiak nr. 21, datë 06.04.2012 “Për miratimin e kalimit me sipërmarrje të shërbimit të transportit publik urban në qytetin e Shkodrës si dhe miratimi i linjave të transportit”,të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.7,datë 25.02.2015 “Për caktimin e tarifës së transportit urban qytetas në Bashkinë Shkodër dhe rihapjen e linjës së transportit urban: Qendër-Tregu i shumicës së fruta perime”.
  2. Urdhër nr 603 datë 25.08.2017 , për “Zbatimin e kushteve teknike tё komoditetit dhe sigurisё të miratuar me Vendimit tё Këshillit Bashkiak VKB nr. 21, datë 06.04. “Për miratimin e kalimit me sipërmarrje të shërbimit të transportit publik urban në qytetin e Shkodrës si dhe miratimi i linjave të transportit” nga operatorët e “Bahçallëk – Fermentim – Bahçallek”; “Shkodër - Shirok – Zogaj –Shkodër ; Kiras-Stacioni i Trenit-Kiras ; Shërbimi Urban në Unazë” me Vendimi të Këshillit Bashkiak nr.7,datë 25.02.2015 “Për caktimin e tarifës së transportit urban qytetas në Bashkinë Shkodër dhe rihapjen e linjës së transportit urban: Qendër-Tregu i shumicës së fruta perime”si dhe përcaktimin e inventarit të mjeteve për këto linja”.
  3. Urdhër nr 604 datë, 25.08.2017 mbi “Caktimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen për operim në linjë të rregullt udhëtarësh qytetase”.
  4. Urdhërese Nr 605 datë 25.08.2017 për “Procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes sё operatorёve për linjat e transportit qytetas tё udhëtarëve, si dhe rinovimin e licencave për këto linja”.
  5. Urdhërese Nr 606 datë 25.08.2017 për “Monitorimin, inspektimin, raportimin dhe vlerësimin e performancës në shërbimin publik të transportit qytetës të udhëtarëve dhe zbatimin e masave për shkeljet e kontratës të transportit qytetës”. 
  6. Kontratë Shërbimi Tip për “Transportin e udhëtarëve në linjën qytetëse”

Aplikimi do të bëhet cdo ditë pranë Zyrës me Një Ndalesë, në Bashkinë Shkodër nga data 29/08/2017 deri në datë 08/09/2017 nga ora 08:00 - deri në ora 16:00.

 

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës