Kërko
Shpallje/Njoftime

Njoftim për aplikim për shfrytëzim të hapesirës publike për stacione të plazhit në Velipojë

04.05.2018

Bashkia Shkodër njofton se bazuar në VKM nr. 369 datë 18.05.2016 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” dhe shkresēs së Agjensië Kombëtare të Bregdetit me nr. 156 Prot., datë 10.04.2017, fton të gjitha subjektet e interesuara të aplikojnë pranë Zyrave me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër me kërkesë për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit bashkë me dokumentacionin perkatës të listuar më poshtë:

  1. Kërkesën e subjektit për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit shoqëruar me kartën e identitetit të subjektit aplikues.
  2. Planin e biznesit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë parashikimin e vlerës së investimit, të ardhurave dhe shpenzimeve;
  3. Dokumentacion për të vërtetuar eksperiencë të mëparshme positive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit;
  4. Ekstraktin e regjistrimit të subjektit të lëshuar nga organet përkatëse, nëse ka; Në rastin kur subjekti është një organizatë jofitimprurëse, duhet të sjellë vendimin e gjykatës se është i regjistruar, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse” dhe Çertfikatën e regjistrimit në organet tatimore.
  5. Vërtetim nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore; (Drejtoria Rajonale e Tatimeve).
  6. Vërtetim nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin.
  7.  rastet e bashkimit të subjekteve ekonomike, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë dokumentacionin e lartpërmendur, marrëveshjen e noterizuar sipas së cilës bashkimi i subjekteve ekonomike është krijuar zyrtarisht dhe prokurën e posaçme (në rast delegimi të kompetencave).
  8. Subjektet fizike/juridike nuk duhet të jenë debitor për taksat dhe tarifat vendore pranë bashkisë Shkodër, ku përfshihen edhe detyrimet sipas raporteve perfundimtare te KLSH-se në vite, si biznes dhe si individ.

Nëqoftëse subjektet me lidhje familjare (sipas çertifikatës familjare që kontrollohet ne sistemin e gjendjes civile), bëjnë ndryshimin e emrit të subjektit ekonomik me qëllim shmangien e detyrimeve, janë automatikisht të skualifikuar nga procesi i përzgjedhjes. Në rastin e bashkimit të operatorëve ekonomike ky kriter do të zbatohet nga secili anëtar i bashkimit.

Në rast rezultimi debitor, procedura e aplikimit ndërpritet deri në shlyerjen e plotë të deyrimeve nga subjektet aplikues.

Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi..

Për të gjithë të interesuarit ju bëjmë me dije se aplikimi është i mundshëm nga data 07.05.2018 deri ne datën 14.05.2018.

Pas verifikimeve të sipërpërmendura, njësia e vetëqeverisjes vendore shqyrton kërkesat e ardhura nga subjektet private dhe pranon ose refuzon këto kërkesa brenda 15 ditëve nga data e marrjes së kërkesës të shoqëruar me dokumentacionin e plotë.

Bashkia Shkodër, në dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, i jep përparësi sipas radhës:

  • subjekteve që ushtrojnë një aktivitet të lidhur me shfrytëzimin e plazhit (strukturë akomoduese apo bar-restorant pranë hapësirës së plazhit që kërkohet ose veprimtari tjetër turistike në plazh);
  • subjekteve fizike dhe juridike të tjera.

Për të gjithë subjektet e shpallur fitues, procedura vazhdon me aktvizimin/shtimin ose çeljen ne QKB te adreses “stacion plazhi”.

Lidhja e kontratës, shoqëruar me planvendosjen e hapësirës publike të miratuar, do të bëhet, pasi subjekti do të likuidojë faturën për përdorimin e hapësirës publike të plazhit dhe detyrimet vjetore për taksa dhe tarifa vendore.

 

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës