Kërko
Shpallje/Njoftime

Njoftim për aplikim për shfrytëzim të hapësirës publike për stacione të plazhit

04.04.2019

Bashkia Shkodër njofton se bazuar në VKM nr. 171 datë 27.03.2019 “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, fton të gjitha subjektet e interesuara të aplikojnë pranë Zyrave me Një Ndalesë të Bashkisë Shkodër me kërkesë për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit bashkë me dokumentacionin përkatës të listuar më poshtë:

1. Kërkesën e subjektit, për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit shoqëruar me kartën e identitetit të subjektit aplikues.
2. Planin e biznesit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë parashikimin e vlerës së investimit, të ardhurave dhe shpenzimeve;
3. Dokumentacion për të vërtetuar eksperiencë të mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit; Bashkia ka detyrimin që të verifikojë nëse subjekti aplikues ka përmbushur detyrimet që rrjedhin nga kontratat e mëparshme;
4. Ekstraktin e regjistrimit të subjektit të lëshuar nga organet përkatëse, nëse ka; Në rastin kur subjekti është një organizatë jofitimprurëse, duhet të sjellë vendimin e gjykatës se është i regjistruar, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse” dhe Çertfikatën e regjistrimit në organet tatimore. Në rastin kur subjekti kërkues është individ, duhet të sjellë kartën e identitetit.
5. Vërtetim nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore; (Drejtoria Rajonale e Tatimeve)
6. Vërtetim nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale, si dhe nuk ka procese gjyqësore lidhur me aktivitetin.
7. Vetëdeklarimin se subjekti është njohur me kushtet, kriteret dhe kërkesat për ushtrimin e veprimtarise së stacionit të plazhit dhe mban përgjegjësi të plotë për plotësimin dhe zbatimin tyre, sipas ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi, sipas formatit bashkëlidhur.
8. Në rastet e bashkimit të subjekteve ekonomike, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë dokumentacionin e lartpërmendur, marrëveshjen e noterizuar sipas së cilës bashkimi i subjekteve ekonomike është krijuar zyrtarisht dhe prokurën e posaçme (në rast delegimi të kompetencave).
9. Subjektet fizike/juridike/individ, nuk duhet të jenë debitor për taksat dhe tarifat vendore pranë Bashkisë Shkodër, ku përfshihen edhe detyrimet sipas raporteve perfundimtare te KLSH-së në vite, si biznes dhe si individ.
Nëqoftëse subjektet me lidhje familjare (sipas çertifikatës familjare që kontrollohet në sistemin e gjendjes civile), bëjnë ndryshimin e emrit të subjektit ekonomik me qëllim shmangien e detyrimeve, janë automatikisht të skualifikuar nga procesi i përzgjedhjes. Në rastin e bashkimit të operatorëve ekonomike ky kriter do të zbatohet nga secili anëtar i bashkimit. Në rast rezultimi debitor, procedura e aplikimit ndërpritet deri në shlyerjen e plotë të deyrimeve nga subjektet aplikues.

Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Për të gjithë të interesuarit ju bëjmë me dije se aplikimi është i mundshëm nga data 08.04.2019 ora 08.00 deri ne datën 15.04.2019 ora 15.00 .

Pas verifikimeve të sipërpërmendura, njësia e vetëqeverisjes vendore shqyrton kërkesat e ardhura nga subjektet private dhe pranon ose refuzon këto kërkesa.
Bashkia Shkodër, në dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, i jep përparësi sipas radhës:
1. Subjekteve që ushtrojnë një aktivitet të lidhur me shfrytëzimin e plazhit (strukturë akomoduese apo bar-restorant pranë hapësirës së plazhit që kërkohet ose veprimtari tjetër turistike në plazh);
2. Subjektit që ka eksperience te meparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit dhe/ose veprimtarive te tjera turistike në plazh, për të cilat nuk është dhënë ndonjë mase administrative nga institucionet përkatëse;
3. Plani i biznesit i subjektit përmbush standardet minimale për ruajtjen e bregdetit dhe natyrës, pastrimin e hapësirës së plazhit dhe sigurisë së pushuesve në aspektet teknike të veprimtarisë sëe stacionit të plazhit dhe është i realizueshëm bazuar në buxhetin e parashikuar në planin e biznesit.
4. Subjekteve fizike dhe juridike të tjera.

Për të gjithë subjektet e shpallur fitues, procedura vazhdon me:
1. Regjistrimin/aktivizimin/shtimin në QKB të adresës “stacion plazhi”.
2. Paraqitjen e një marreveshje paraprake me vrojtues plazhi, e cila të garantojë sigurinë në stacionin e plazhit gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës.

Lidhja e kontratës, shoqëruar me planvendosjen e hapësirës publike të miratuar, do të bëhet, pasi subjekti do të likuidojë faturën për përdorimin e hapësirës publike të plazhit dhe detyrimet vjetore për taksa dhe tarifa vendore.

Stacioni i plazhit duhet të mbahet i hapur nga subjektet të paktën gjate afatit nga data 1 maj deri me 30 shtator të çdo viti dhe gjatë kësaj periudhe duhet të ofrojë të gjitha shërbimet e të përmbushë të gjitha kushtet minimale të përcaktuara në bazë të tipologjisë së plazhit ku do të ushtrohet aktiviteti.

Shkarko materialin.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës