Kërko

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak në përfundim të afatit të ankesave për shpalljen për Psikolog/Supervizor; Edukator; Kuzhiniere/Pastruese i komunitetit edukativ, Qendër Rezidenciale për të mitur jetimë

Mbështetur në dispozitat e legjislacionit shqiptar në fuqi e veçanërisht në:
· Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.7961, me datë 12/07/1995;
· ligjin nr. 7703, me datë. 11/05/1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë";
· ligjin nr. 121/2016: Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë;
· vendimin nr. 111, datë 23.02.2018: Për krijimin dhe funksionimin e fondit social;
· vendimin nr. 518, datë 04.09.2018: Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar,

Bashkia Shkodër dhe shoqata IPSIA, në bashkëpunim me partnerët e tjerë, CODE PARTNERS, SHIS, Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Shkodrës, në përfundim të afatit të ankesave, për përmbushjen e kushteve të pranimit dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionet:

1(një) Psikolog/Supervizor i Komunitetit edukativ, qendër rezidenciale për të mitur jetimë.
Kandidatët e kualifikuar janë:
1.Elona Hasmujaj

1(një) Edukator/e i/e Komunitetit edukativ, qendër rezidenciale për të mitur jetimë.
Kandidatët e kualifikuar janë:
1.Arbana Dibra
2.Diana Rripaj

1(një) Kuzhiniere/Pastruese e Komunitetit edukativ, qendër rezidenciale për të mitur jetimë.
Kandidatët e kualifikuar janë:
1.Florinda Laloshi

Ju njoftojmë se intervista me gojë do të zhvillohet në datën 5 korrik, ora 13.00, në ambjentet e Bashkisë Shkodër.   

 
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës