Kërko

Ndihma Ekonomike

Dokumentacioni i ndihmës ekonomike për familjet qytetare

  1. Çertifikatë familjare ku të shënohet familje e vjetër dhe për ndihmë ekonomike.
  2. Për familjet e reja (shënohet data e ndasisë familjare dhe kurorëzimi)
  3. Për personat e divorcuar (shënohet data e shkurorëzimit). Kur pretenduesi i ndihmës ekonomike është i divorcuar kërkohet vendimi i gjykatës dhe vertetim nga zyra e përmbarimit për fëmijët në ngarkim që nuk marrin pension ushqimor.
  4. Vertetim si banorë i njësisë administrative, firmoset në kadastër që nuk ka tokë.
  5. Vertetim si punëkërkues të papunë për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç.
  6. Për nxënësit apo studentët vertetim që ndjekin studimet.
  7. Vertetim i periudhës së trajtimit me pagesë papunësie.
  8. Librezat e punës origjinale (fotokpje e noteruar e faqës së parë dhe të fuhndi të plotesuar për tu dorëzuar).
  9. Fotokopje e kartës së identitetit për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç.

Dokumentacioni i ndihmës ekonomike për familjet që kanë ndryshuar vendbanimin nga fshati (komuna) në qytet (bashki)

  1. Çertikatë familjare e fshatit.
  2. Brenda 30 ditëve dhete të paraqesin në vendbanimin e ri një dokument ku vertetohet se janë trajtuar me ndihmë ekionomike në vendbanimin e mëparshëm. Vertetimi duhet të konfirmohet nga Zyra Rajonale e Shërbimit Social.
  3. Deklaratat mujore të periudhës së tajtimit dhe vjetorja të firmosura nga administratori.
  4. Çertifikatë e pronësisë së tokës nga hipoteka ose negativi.
  5. Akti i marrjes në pronësi ose në përdorim të tokës për zonat ku rregjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar.
  6. Kategoria e tokës. 

Dokumentacioni i familjes kujdestare dhe fëmijës së vendosur në kujdestari 

Dokumentacioni i familjes kujdestare

  1. Çertifikatë familjare.
  2. Vertetimi si banorë i njësisë administrative(firmoset në kadastër për tokë).
  3. Vertetim nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike nëse përfiton ose jo ndihmë ekonomike.
  4. Dëftesat e fëmijëve të familjes kujdestare (kur ndjekin arsimin  9 vjeçar ose të mesëm)
  5. Raport mjeko ligjor të prindërve dhe familjes.
  6. Vertetim i gjendjes gjyqësore të familjes kujdestare për anëtarët e familjes mbi 14 vjeç.
  7. Vendimi i gjykatës për caktimin e kujdestarisë.
  8. Fotokopjet e kartave të identitetit për anëtarët e familjes kujdestare.
  9. Formulari i aplikimit (nr.1 dhe nr.2).
  10.  Vendimi i komisionit multidisiplinar të bashkisë.

Dokumentacioni i fëmijës i vendosur në familjen kujdestare

  1. Formulari i aplikimit  nr.3.
  2. Raporti i vlerësimit të fëmijës i përgatitur nga Zyra Rajonale e Shërbimit Social.
  3. Vertetim nga Drejtoria e Ndihmës Ekonomike nëse merr pagese paaftesie femija qe do te merret ne kujdestari.
  4. Çertifikatë familjare dhe personale e fëmijës.
  5. Çertifikatat e vdekjes së prindërve
  6. Raport mjeko ligjor i gjendjes shëndetësore të fëmijës.
  7. Kopje e fletores së vaksinave të kryera të fëmijës
  8. 4 fotografi të fëmijës
  9. Dëftesa shkollore e fëmijës
  10. Vertetim i të ardhurave financiare të prindërve biologjik
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës