Kërko

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE - Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së

Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi” Kreu III, neni 14/1 “pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15; Vendimit të Kryetarit të Bashkisë nr.205,date 19.06.2017 ; Shkresës nr.493, datë 25.01.2017 “Mbi përzgjedhjen e aplikantëve për punonjës të shërbimit të MZSH-së për nivelin bazë”, Bashkia Shkodër njofton se në Drejtorinë MZSH-së ka 1(një) vend të lirë pune në nivelin bazë të këtij shërbimi në pozicionin e mëposhtëm:

  1. Drejtues automjeti, luftues, shpëtues

KREU II-Pë rshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mbrojtjës nga zjarri, ndërhyrja për shurjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjës së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Drejtuesi I mjetit është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjës së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe te zbatoje orarin e veprimeve, të dije pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në cdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj,

të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  1. Të jetë shtetas shqipëtar
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë për të kryer detyra me rrezik të shtuar
  4. Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucione të tjera
  5. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
  6. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje
  7. Të jetë nën moshën 30 (tridhjetë) vjeç;
  8. Të jetë i gjatë, jo më pak se 1.70
  9. Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë osë në qëndra të trajnimit zjarrfikës
  10. Të ketë leje drejtimi automjeti minimum klasin D.
  11. Të ketë experience pune si shofer minimum 5 vite të pasqyruar në librezën e punës.

KREU III-Dorëzimi i dokumenteve, kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Zyrën me një Ndalesë pranë Bashkisë Shkodër këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë (sektorit të shërbimit të MZSH-së) .
  2. Fotokopje e ID (kartë identiteti).
  3. Çertifikatë familjare.
  4. Një kopje të jetëshkrimit( CV).
  5. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit.
  6. Diplomë të njësuar me origjinalin të arsimit të mesëm(minimalisht).
  7. Listë notash të njësuar me origjinalin.
  8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”.
  9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit ( nëse ka).
  10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor.
  11. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka).
  12. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka).

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 12.07.2017.

Në datën 14.07.2017, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në faqen zyrtare të Bashkise dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.

Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht (me e-mail) për shkaqet e moskualifikimit .

Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

Konkurimi: provimi me shkrim do të bëhen në datën 18.07.2017, në mjediset e Bashkisë Shkodër, në orën 11-00.

Testi i aftësive fizike: i cili përmban, vrapim, peshën/gjatësi dhe testet e muskujve, dhe intervista me gojë do të zhvillohet 20.07.2017, ne ambjetet e Stadiumit “Loro Boriçi”

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

Ligjin nr.139/2015, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;

Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;

Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Brendshëm”, i ngritur pranë Bashkise Shkodër. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 (dyzetë) pikë për testimin me shkrim, 20 (njëzetë) pikë për intervistën me gojë dhe 40 (dyzetë) pikë për testin fizik.

Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur fitues: do të shpallet sipas rendit zbritës në faqen e Bashkisë Shkodër.

Njoftimi do të bëhet: në faqen zyrtare të Bashkisë dhe në stendën e informimit të publikut.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Bashkinë Shkodër dhe brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës, ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përgjithshme të sipërcituara.

Kandidat fitues do të shpallet aplikanti i cili ka grumbulluar pikët më të larta në të gjitha fazat.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës