Kërko

Muzeumet

Muzeu Historik i Shkodrës i ka gjurmët e veta që në shekullin XIX me  koleksionet e hershme të etërve franceskan dhe jezuitë të cilët ruanin gjetje të epokave të ndryshme. Zyrtarisht në formë të përqëndruar,  ka nisur të organizohet që në vitin 1947 nën emërtimin “Muzeu Popullor”, por mori formë të plotë më 1949. Ai u vendos në qendër të qytetit, në një ndërtesë monumentale të shek 19, vlerat e së cilës ia shtonte “Kulla e Sahatit” bashkëngjitur me të .Muzeu fillimisht u ngrit mbi bazën e koleksioneve të vjetra të kuvendeve të Jezuitëve dhe të Franceskanëve themeluar që nga fundi i shek te XIX, si dhe nga koleksione të familjeve shkodrane, gjetjeve të rastit dhe gërmimeve arkeologjike.

muzeu1 Foto e Muzeut viti 1947

Më 1953, me pasurimin e mëtejshëm u bë riorganizimi i tij, duke u ndarë në disa sektorë, ku për shkak të ideologjizimit të sistemit monist, përparësi merr ai i Luftës Nacional-Çlirimtare dhe i ndërtimit socialist. Gjatë viteve në vazhdim ngrihen edhe muze e shtëpi-muze të tjera, duke formuar një rrjet muzeal prej 7 qendrash muzeale. Pas ndërrimit të sistemit në fillim të viteve 1990, ky rrjet muzeal u shpërbë, duke mbetur në funksion vetëm Muzeu qëndror  ku u grumbulluan të gjitha objektet muzeale të qendrave muzeale të mëparshme. Me pas ato erdhën duke u shtuar përmes dhurimeve, blerjeve, gjetjeve të rastit dhe gërmimeve arkeologjike.
Me 1996 Muzeu Historik u transferua në banesën monumentale të restauruar shtëpi karakteristike shkodrane që mban emrin “Oso Kuka”, ku ndodhet edhe sot. Paralelisht me të vazhdon të funksionojë edhe Muzeu i Kalasë “Rozafa” i vendosur ne godinën e Kapitenerisë i cili ka hyrë në eficencë në vitin 1987.

Muzeu Historik i Shkodrës është muze lokal dhe bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturor në vartësi të Bashkisë së Qytetit, nga i cili financohet. Ai përbëhet nga Muzeu qendror (i vendosur në shtëpinë e O.Kukës) dhe ai i Kalasë “Rozafa”. Funksioni i tij është promovimi i historisë dhe i traditave kulturore lokale e kombëtare tek qytetarët e komunitetit si dhe brenda e jashtë vendit. Megjithatë gjatë gjithë jetës së tij ka kryer edhe veprimtari kërkimore në nivel lokal, duke aktivizuar bashkëpunëtorë të shumtë, specialistë e dashamirës të kulturës. Brenda qytetit ai bashkëpunon me sukses me Universitetin L.Gurakuqi, Bibliotekën “Marin Barleti”, Galerinë e Arteve dhe Teatrin “Migjeni” si dhe me institucione të tjera si motra në Shqipëri e në rajon.  

muzeu1947 Foto e Muzeut viti 1949

Muzeu organizon periodikisht aktivitete komemorative, konferenca e seminare me tematika të ndryshme. dhe ka arritur deri më sot të publikojë një seri librash, revistash e albumesh të karakterit shkencorë - promocional.
Aktualisht ai vazhdon të publikojë revistën e vet “Kumtari”-9 numra dei tani . Gjithashtu ka arritur të publikojë 10 vëllime me materiale të Seminarit “Shkodra në shekuj”, ku përfshihen studime në fushat e historisë, arkeologjisë, etnologjisë, folklorit, gjuhësisë, letersisë, arteve.  Ai ndahet ne tre seksione kryesore me fondet perkatese dhe biblioteken e cila permban fondin e trashëguar dhe fondin e librave të dhuruar nga Arshi Pipa  1995. Kjo fundit  shërben si fond i studimeve shkencore që kryen stafi punonjës në veprimtarinë e tij.

  • Pavioni  ekspozues i Arkeologjisë
  • Pavioni ekspozues i Etnografisë
  • Fondi Arkivor
muzeu1996 Foto e Muzeut viti 1996

 

Pinakoteka
Është një sallë e re e inaguruar me rastin e 100- Vjetorit te Pavarësisë së Shqipërisë.
Dhe përmban vepra në Pikturë e Skulpturë të autorëve vendas dhe të huaj.Spikasin emra të mirënjohur shqiptarë të artit të picturës si Idromeno, Rrota, Jani, Keraj , Lulani, Paci, Kruja, etj.Përveç fondit të veprave të artit figurative në të gjenden eksponate që dëshmojnë për një veprimtari të gjallë kulturore në qytetin e Shkodrës,  si në muzikë me Palok Kurtin e Prenke Jakovën, ashtu me fotografinë e  Marubit etj.

pinokateka1 

Muzeu i Keshtjellës Rozafa

 

Muzeu i kështjellës i ndodhur në kalanë Rozafa, është aneks i Muzeut Historik Shkodër dhe përmban në vetevete objekte që përvecse japin një informacion të përgjithshëm historik , jep dhe të dhëna më të gjëra për historinë 2500 vjecare të Shkodrës dhe historisë së Kalasë Legjendare Rozfa si qendër e rëndësishme e komplet historisë së qytetit të Shkodrës.Kalaja përveç Historisë interesante mijëveçare të jep pamje të një peizazhi fantastik  të qytetit dhe liqenit bashkë me lumin Buna që rrethojnë këtë hapësirë. 

r1 Muzeu i Kalasë Rozafa

 

k1 Sallë ekspozuese
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës