Kërko

Mobiliteti urban

Mobiliteti Urban trajton lëvizjen e qëndrueshme urbane të qytetit, ku prioriteti i jepet ecjes, pedalimit, transportit urban dhe në fund përdorimit të makinave. Koncepti i lëvizshmërise urbane nxit lëvizjen aktive dhe të shëndetshme, si ecjen në këmbë dhe lëvizjen me biçikleta, për një qytet të shëndetshëm, me qytetarë të shëndetshëm, por edhe më i sigurtë e me më pak aksidente rrugore.

Bashkia Shkodër si institucioni kryesor i qytetit të biçikletave është përfshirë aktivisht në promovimin dhe mbrojtjen e kësaj kulture, por hapi më themelor është bërë në vitin 2010, me projektin MOBALB, me partnerë Qeverinë e Flandrës, Mobiel 21 dhe Institutin e Transporteve.

Gjatë këtij projekti, u trajnua stafi i Bashkisë mbi konceptin e Mobilitetit. U bënë 500 pyetsorë familjare mbi mënyrat e lëvizjes në qytet, ku mbledhja e të dhënave për Shkodrën (viti 2011) rezultoi:

Ecje në këmbë (41%)

Pedalim (29%)

Transport me makinë (25%)

Tranport urban (3%)

Në vitin 2012 Shkodra, bëhet pjesë e projektit CHAMP, ku qytetet kampione europiane të pedalimit, shkëmbejnë përvojat e tyre më të mira mbi nxitjen e mëtejshme të kësaj kulture.

Projekti MOBALB përmbyllet në Tetor te Vitit 2012, kur, ne Shkodër, organizohet dhe Konferenca e parë mbi Lëvizshmërinë e Qëndrueshme Urbane në Shqipëri dhe në Rajon, me të ftuar nga Belgjika, Italia, Kosova dhe Mali i Zi.

Në Maj të Vitit 2013, ne ECOMM 2013 (Konferenca Europiane mbi Menaxhimin e Mobilitetit) organizuar në Gävle, Suedi, Bashkia Shkodër dhe Instituti i Tranportit tërheqin çmimin e parë me projketin MOBALB, si projekti më i mirë europian mbi menaxhimin e mobilitetit.

Për më tepër informacion mbi MOBALB: www.mobalb.al

Në Shtator të vitit 2013, Entela Shkreli e “GO2” prezanton traditën dhe kulturën shkodrane të pedalimin në konferencen mbarëbotërore VELOCITY te zhvilluar në Vjenë.

Po në këtë vit Shkodra ftohet në konferencën CIVITAS në Brest, Francë dhe në konferencën mbarëbotërore “ËALK21” në Mynih, Gjermani. Në këtë të fundit Shkodra me përfaësuesit Jozef Zuallaert dhe Nektar Duma prezanton traditën e saj e shëtitjës dhe të ecurit në këmbë.

E përfaësuar nga Zv.kryetari Ahmet Omi, Bashkia Shkodër rreshtohet përkrah Bashkive të Mynihut, Sidnej dhe PonteVedras për të firmosur traktatin mbi nxitjen e ecjes si lëvizje e shëndetshme, pa ndotje dhe që zbukuron hapësirat publike.


Gjatë viteve të fundit është përpjekur aktivisht për te nxitur mënyrat e shëndetshmë të lëvizjes, si dhe është bërë një hap themelor në përmirësimin e shërbimit të transportit urban, duke përmirësuar cilësinë e autobuzëve urban, frekuencat e rregullta, kohëzgjatjen e shërbimit, si dhe shtrirjen e linjës së re me përfundimin e punimeve në unazën e qytetit.

Bashkia Shkodër po punon aktivisht mbi kërkimin e partnerëve dhe fondeve për hartimin e një plani mobiliteti urban, i cili do të krijonte një sistem efiçent dhe të shëndetshëm duke privilegjuar mënyrat e qëndrueshme të qarkullimit (ecjen, pedalimin, transportin urban) që përfaqësojnë, jo vetëm të ardhmen, por edhe traditën tonë....

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës