Mjetet e informimit
Me hyrjen në fuqi të Reformës së re Administrativo - Territoriale, ligji nr.115/2014 Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë,
ofrimi i shërbimeve për qytetarët në njësitë administrative, kërkon implementimin e një sistemi informatik, i cili zbaton proçedurat e miratuara paraprakisht nga Bashkia (rregulloren e shërbimeve administrative dhe manualin përkatës).

Bashkia Shkodër, me njësitë e saj administrative ofrojnë shërbime sipas modelit të zyrave me një ndalesë duke garantuar kosto të ulët shërbimi dhe kohë më të shkurtuar,duke rritur transparencën dhe cilësinë e shërbimeve të saj.