Kërko

Mbrojtja e Mjedisit

Një projekt mjaft i rëndësishëm i cili po realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore është dhe Projekti i Menaxhimit të Integruar i Ekosistemit të Liqenit të Shkodres.
Finacimi i Projektit bëhet nga një Grant i Fondit Global të Mjedisit (GEF) dhe Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit te Zi. Granti në total për dy vendet është 4,55 Milion USD. Për palen Shqiptare janë akorduar 1,99 Milion USD ndërsa për palen Malazeze janë akorduar 2.56 Milion USD.
Zbatimi i Projektit realizohet nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave të Shqipërisë dhe Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Malit të Zi dhe Banka Boterore si Agjensi Zbatuese e Fondit Global të Mjedisit.
Kohëzgjatja e Projektit përfshin periudhën Shtator 2008-Shtator 2012
Objektivi i Projektit është: të ndihmojë në ngritjen dhe forcimin e mekanizmave institucional për bashkëpunim ndërkufitar, për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të Liqenit të Shkodres.
Aktivitetet e Projektit janë kombëtare dhe ndërkufitare. Ata janë aktivitete të miratuara nga përfaqësuesi i qeverisë në negociatat e kryera për dhënien e këtij Granti në muajin Prill 2008. Këto aktivitete synojnë ngritje kapacitetesh dhe strukturash të përbashkëta ndërkufitare si dhe ndërhyrja direkte me investime apo ndihma në paijse për përfitues të ndryshëm të Projektit
Perfituesit e Projektit janë aktorë të rëndësishëm lokal në të dy vendet.
Në aspektin Kombëtar, në Shqipëri përfitues direkt të aktiviteteve të Projektit të ndermarra nga pala Shqiptare janë:

  • Bashkia Shkodër
  • Administrata e Zonës së Mbrojtur të Liqenit të Shkodres (strukturë brenda Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Shkodër)
  • Universiteti i Shkodres
  • Organizata e Menaxhimit të Peshkut e Liqenit të Shkodres.
  • Operatorë të ndryshëm ekonomik, organizata dhe OJF të cilat implementojnë aktivitetet e projektit.

Ndihma e Projektit për Bashkinë Shkodër ka konsistuar si vijon:

  • Rehabilitimi sipas kërkesave të Bashkisë Shkodër i fasadave te Rrugës Historike Gjuhadol me bashkëfinancim nga Bashkia Shkodër. Punimet kanë filluar me 1 Dhjetor 2011 dhe përfundojnë në fund të muajit Maj 2012.
  • Rehabilitimi sipas kërkesave të banorëve të Shirokës dhe Bashkisë Shkodër të Përroit të Sukës në qendër të Shirokës. Punimet kanë filluar në 1 Dhjetor 2011 dhe pritet të përfundojnë në mesin e muajit Maj 2012.
  • Rehabilitimi i Përroit të Radovanëve në Shirokë (Rehabilitimi do të fillojë në muajin Qershor 2012).
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës