Kërko
Shpallje/Njoftime

Mbështetje Psikologjike nëpërmjet Këshillimit Online

23.04.2020

Bashkia Shkodër ofron këshillim online për të gjithë qytetarët që janë prekur nga gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar nga Covid-19. Në këtë situatë të gjatë izolimi është plotësisht e kuptueshme që mund të ndihemi të shqetësuar apo dhe të frikësuar. Për këdo që është duke përjetuar vështirësi në menaxhimin e stresit dhe ankthit apo dhe shqetësime të tjera që vijnë si pasojë e izolimit, psikologët e shërbimit komunitar “Për Familjen” ofrojnë mbështetje psikologjike nëpërmjet këshillimit online falas për çdo person që ka nevojë.

Oraret kur mund të ofrohet këshillimi:
E hënë - E premte nga 09:00 – 17:00

Për më shumë informacion kontaktoni ne:

 

#bashkiajote 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës