Kërko

Mbështetja për biznesin

Të vetëdijshëm se krijimi i një mjedisi miqësor për zhvillimin e biznesit varet nga cilësia e shërbimeve të ofruara nga qeverisja vendore, në hartimin e planeve të zhvillimit të qytetit  në vazhdimësi ka qenë në qendër të vemendjes përmiresimi i infrastrukturës rrugore, furnizimi me energji elektrike, furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve, gjë e cila është perceptuar nga publiku dhe ka dhënë rezultatet e saj
Në mbështetjen dhe rritjen e biznesit një nga faktorët kryesorë ka qenë dhe mbetet krijimi i një sistemi taksash lehtësuese nepërmjet:

  • Përmirësimit të sistemit të taksave
  • Reduktimi i kohës së pagesës së taksave
  • Pagesa e taksave në rrugë elektronike.

Në zbatim të ligjit  Nr. 9632,datë 30.10.2006 "Për Sistemin e Taksave Vendore"  me amendimet përkatëse, Bashkia ka qenë  e kujdesshme që  në zbatim të kompetencave  të saj  të përcaktojë tarifat për  shërbimet në një raport të drejtë në mes kostove të shërbimeve dhe tarifave
Në kuadër të një partneriteti të qëndrueshëm  shtet-biznes dhe krijimin e një klime nxitëse për aplikimin e politikave të investimeve, në Maj të vitit 2007 u miratua ligji nr.9723 datë 03/05/2007 i cili parashikonte ngritjen e Qendrës Kombëtare te Regjistrimit në shërbim të biznesit duke bërë të mundur shkurtimin e procedurave administrative të biznesit, regjistrim brenda 24 orëve. Në mbështetje të biznesit ka shërbyer edhe organizimi i punës nga Bashkia me krijimin e Qendrës së Shërbimit për Publikun që ne një sportel unik të ofrohet  shërbim ndaj biznesit për regjistrimin e tij, marrjen e lejeve/licencave dhe së shpejti , mendojme se  kjo zyrë do të pasurohet edhe me shërbim të ndihmës dhe të konsulencës për zhvillimin e biznesit të vogël, si dhe të dhënies të infornacionit ashtu edhe pagesën e detyrimeve fiskale.
    Në kuadër të mbeshtetjes së biznesit  Drejtoria e të Ardhurave merr përsipër përgjegjësitë që  ngarkon ligji nr.9920 datë 19/05/2008 “Për Procedurat Tatimore” i ndryshuar që konsiderohet “Kushtetuta Tatimore” duke synuar të ofrojmë shërbime me cilësi dhe në kohë nëpërmjet strukturave që po i përshtaten më së miri frymës dhe sugjerimit të ligjit.
Duke mabajtur parasysh parimet e cituara në ligj:

  • Zbatim i njëjtë dhe efektiv të legjislacionit për  çdo tatimpagues në rrethana të njëjta dhe të ngjashme.
  • Nxitjen e vetvlerësimit dhe vetdeklarimit  të detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve.
  • Nxitje e respektimit vullnetar të legjislacionit tatimor, e cila realizohet me informimin tatimpaguesve  në kohë nepërmjet specialistit të shërbimit ndaj tatimpaguesve.
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri
Tel: +355 22 400150
e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës