Kërko

Mbështetja e shtresave të margjinalizuara dhe në nevojë

Projekti “Shpërndarja e Shërbimeve Sociale” në bashkëpunim me Bankën Botërore, Ministrinë e Punes dhe Çështjeve Sociale dhe Bashkinë Shkodër.
Qëllimi i këtij projekti është kthimi i shërbimeve sociale në shërbime me bazë komunitare.
Në kuadër të këtij projekti u ndërtuan katër qëndra komunitare të cilat do të ofrojnë shërbime sociale për grupet vulnerabël dhe më të margjinalizuara të shoqërisë, si fëmijëve, grave dhe të moshuarve.

  • Dy Qendra komunitare për fëmijë
  • Qendër komunitare për gra dhe familje
  • Qendër komunitare për të moshuarit

Këto qëndra komunitare janë funksionale që në vitin 2005. Për tre vite rrjesht aktiviteti i këtyre qëndrave është mbështetur nga Banka Botërore. Gjatë vitit 2009 aktiviteti i këtyre qëndrave është mbështetur financiarisht nga Bashkia Shkodër. Këto qëndra janë aktive dhe janë mbështetur edhe nëpërmjet aplikimeve në programe të ndryshme që operojnë në këtë fushë.
Gjatë vitit 2012 në Plan buxhetin e Bashkisë janë parashikuar mbështetja financiare për mbulimin e shpenzimeve operative dhe aktiviteteve të ndryshme të këtyre qëndrave
Vlera e projektit 22 369 000 lekë.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës