Kërko

Legjislacion udhëzues

Dokumentacioni i nevojshem për t`u paraqitur para Bashkisë Shkodër, për shërbime të ofruara për qytetarët nga Drejtoria Juridike, Aseteve dhe Prokurimeve


1. Aktet që duhet të paraqesin personat e interesuar për të aplikuar për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 608 datë 05.09.2012 ”Për përcaktimin e  procedurës së kalimit të pronësisë të pasurive të paluajtshme të ndërtuara deri me datë 10.08.1991 e të truallit funksional të tyre kur nuk posedohen akte të fitimit të pronësisë si dhe për regjistrimin e tyre”:

  • kërkesë dhe kopje të kartës së indentiteti së kërkuesit
  • vertetim nga ZVRPP Shkodër që pasuria nuk është e regjistruar në regjistrat publike të pasurive të paluajtshëm apo kur është e regjistruar mungon akti i fitimit të pronësisë
  • plan rilevim të pasurisë i përgatitur nga subjekt i licensuar për punime topografike
  • vertetim nga Z.V.R.P.P. Shkodër që për pasurinë nuk ka patur apo ka kërkesë për regjistrim nga ndonjë subjekt tjetër
  • dokument nga organet e pushtetit vendor/arkive/këshilli I rrethit që provon së ndërtimi është  bërë para vitit 1991
  • çertifikatë e përbërjes familjare në datën 10.08.1991 dhe dëshmi trashëgimie në rastet kur njeri nga perfituesit ka vdekur


2. Aktet që duhet të paraqesin personat e interesuar për të aplikuar për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 222 datë 05.09.2012 ”Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”:

  • kërkesën, sipas së cilës kërkojnë të pajisen me AMTP për tokën që e kanë marrë në përdorim nga komisionet e ndarjes së tokës
  • dokumentacionin kadastral, hipotekor, arkivor apo gjyqësor që provon pronësinë mbi tokën bujqësore apo rrënjët e ullinjve para reformës agrare dhe qenien e tyre si themelues të ish -kooperativës apo ish - ndërmarrjes bujqësore
  • planvendosjen (plan rilevim) e ngastrës/ave, që subjekti përdor për qëllime bujqësore, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, ku të pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhe kufitarët
  • çertifikatën e trungut të familjes (përbërja e familjes) në momentin e dorëzimit të tokës bujqësore
  • çdo dokument tjetër provues dhe aktin e marrjes së tokës bujqësore në përdorim, nëse e disponojnë


3. Aktet që duhet të paraqesin personat e interesuar për të aplikuar për t`u paisur me vertetim të banimit:

  • Vertetimin e lëshuar nga njësia administrative (Rajoni)
  • Kopje të kartës së indentitetit Kopje të librezës së pagesës së shërbimit për furnizimin me ujë, në të cilën vertetohet pagesa periodike e taksës së pastrimit.


4. Aktet që duhet të paraqiten për pagesën e qirasë së truallit nën objekt, të ndërtesave të privatizuara dhe të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit.
Kërkesë me shkrim për pagesë qiraje trualli.

  • Vërtetim hipotekor, kartelën e pasurisë, apo certifikatën e pronësisë, të noterizuar, për objektin që ka në pronësi, të lëshuar nga ZVRPP si dhe hartën treguese të pasurive të paluajtshme
  • Kopjen e noterizuar të kontratës së shitjes së objektit lëshuar nga ish - Agjencia Kombëtare e Privatizimit, (bashkelidhur praktiken)
  • Kopjen e noterizuar të lejes së ndërtimit, si dhe genplanin e miratuar sipas lejes së ndërtimit
  • Deklaratën noteriale, që vërteton se nuk ka proces gjyqësor për objektin që ka në pronësi dhe truallin përkatës që kërkohet të bëhet pagesa e qirasë.


5. Dokumentet që duhet të paraqiten për tërheqjen e vërtetimit të konfirmimit të kufitarit në rastet kur pasuria rezulton të jetë në pronësi apo administrim të Bashkisë Shkodër.

  • Kërkesë me shkrim
  • Plan – rilevim
  • Hartë e vitit 1962
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës