Kërko

Lagje/Njësitë Administrative

Lagjet/Njësitë  Administrative ushtrojnë  veprimtarinë  e  tyre  sipas  shtrirjes gjeografike mbi komunitetin qytetar në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi si dhe përgjigjen për sigurimin e veprimtarisë jetësore në territorin nën juridiksionin e tyre. Ndjekin zgjidhjen e problemeve të lindura në komunitetin e lagjes/NJA.
Informojnë me shkrim drejtoritë dhe Kryetarin e Bashkisë për problemet që dalin në lagje/NJA zgjidhja e të cilave është jashtë kompetencave të tij.
Presin kërkesat dhe ankesat e qytetarëve.
Përcjellin në Drejtorine e Urbanistikës proces-verbalet për shkelje të kushteve ligjore urbanistike të konstatuara në objektet e ndërtuara në lagje/NJA dhe nëpërmjet saj në Policinë e Ndërtimit dhe Policinë e Rendit.
Në bashkëpunim me punonjesit e rendit në lagje/NJA, brenda kompetencave ligjore, kërkojnë zbatimin e ligjshmërisë për sigurimin e rendit e të qetësise publike.
Lëshon dokumenta me vlerë ligjore (vertetime) për probleme që i kanë në kompetencë, mbështetur në verifikimin në vend e mbi bazën e dokumentave të pakundërshtueshëm autentik të qytetarëve brenda 7 ditëve.

Vendodhja e Lagjeve/ Njësive Administrative:

  • Lagje Nr.1-Rruga: Bulevardi Zogu I
  • Lagje Nr.2-Rruga: Lekë DUGAGJINI
  • Lagje Nr.3-Rruga:Marin BIÇIKENI
  • Lagje Nr.4-Rruga:13DHJETORI
  • Lagje Nr.5-Rruga:Marin BIÇIKENI 
  • Njësia Administrative Ana e Malit
  • Njësia Administrative  Bërdicë
  • Njësia Administrative Dajc
  • Njësia Administrative Guri I Zi
  • Njësia Administrative Postribë
  • Njësia Administrative Pult
  • Njësia Administrative Rrethinat   
  • Njësia Administrative Shalë
  • Njësia Administrative Shosh
  • Njësia Administrative Velipojë
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës