Kërko

Kryetari i Bashkisë

 

kryetarja foto cv Kryetarja e Bashkise Shkoder, Znj. Voltana Ademi

Voltana Ademi, lindur në Shkodër, më 30 Shtator 1974 është e martuar dhe ka një fëmijë.

Voltana Ademi rrjedh nga një familje me vlera të spikatura të Shkodrës ku ndërthuren potencialet intelektuale, qytetare me mirëqënien si vlerë e trashëguar. Origjina e nderuar është plotësuar me veprimin qytetar, me kontributin e saj personal në shoqëri, në universitet, në administratë dhe në politikë.

E diplomuar në Informatikë, znj. Ademi ka kryer studimet Master për Qeverisje dhe Zhvillim Territorial. Ajo ka qenë pedagoge e Informatikës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Zonja Ademi është një nga njohëset më të mira në vend të çështjeve të qeverisjes vendore dhe decentralizimit dhe është bashkëautore e disa botimeve dhe studimeve për çështjet e decentralizimit.

Ka mbështetur njësitë e qeverisjes vendore të qarqeve të Shkodrës dhe të Lezhës si eksperte në fushat e planifikimit strategjik, menaxhimit financiar, e-qeverisje /informim komunikim, në kuadër të programit “DLDP” (Programit për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal) financuar nga Qeveria Zvicerane.

Nga viti 2004 Voltana Ademi ka shërbyer si Nënkryetare në Bashkinë Shkodër, si dhe  ka kryesuar grupin e Këshilltarëve të koalicionit të djathtë gjatë 2007-2010 në këtë Bashki. Ajo ka qenë gjithashtu Prefekte e Qarkut të Shkodrës. Në këtë funksion ka nxitur reformimin dhe modernizimin e administratës për ta bërë atë më të hapur, më transparente dhe më efiçente. Ajo ka qenë nismëtare e ngritjes së grupeve komunitare për konsultimin me qytetarët në vendimmarrjen e administrimit të Bashkisë. Ajo ka qenë nismëtare për projektet e para me bashkëfinancim me komunitetin, një përvojë që ka forcuar ndjenjën e përkatësisë të vetë komunitetit.

Në funksionin e Prefektes se Qarkut të Shkodrës, Voltana ka treguar seriozitet dhe përgjegjshmëri sidomos në menaxhimin e emergjencave civile.

Përveç fushës së saj të ekspertizës, ajo ka qenë një aktiviste për çështje gjinore dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje, duke punuar për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj shtresave në nevojë me “Shoqatën e të Verbërve të Shqipërisë”, organizatat “Hapat e Lehtë”, “Refleksione”, “Cospe”, "Shis” dhe “AISPO”.

Voltana Ademi ka drejtuar forumin e Lidhjes Demokratike të Gruas në Shkodër dhe është zgjedhur anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së që nga viti 2005. Në zgjedhjet qendrore të vitit 2013, Voltana Ademi është zgjedhur deputete e Qarkut të Shkodrës. Si deputete ajo është shquar për forcën dhe integritetin në qëndrimet politike.

Pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015, është Kryetare e Bashkisë Shkodër.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës