Kërko

Kodi i etikës

 KODI ETIK I BASHKISË SHKODËR

 

KREU I

PARIMET BAZË


Neni 1
Vlerat individuale morale

 Te gjithë nëpunësit janë të detyruar të respektojnë kushtetuten, ligjet dhe aktet e tjera nënligjore, si dhe parimet e etikës, të jenë të ndershëm e të paanshëm, të rritin efektivitetin e punës për të gjithë strukturat e shërbimit civil dhe të forcojnë besimin e mbështetjen e publikut ndaj tyre.

 Punonjësit e bashkisë duhet të eliminojnë në jetën private sjelljet që kane ndikim negativ në imazhin e tyre të krijuar në shoqëri, ose që lëkundin besimin e publikut, bazuar në një administratë të paanshme, ligjore dhe profesionale.

Neni 2
Sjellja

 Punonjësit e bashkisë duhet të sillen në përputhje me parimet e etikës dhe brenda njohurive të tyre ti përgjigjen publikut me saktësi, qartësi dhe kulture për çdo paqartësi apo pakënaqësi që publiku paraqet ndaj tij ose bashkisë Shkodër.

Neni 3
Transparenca

 Punonjësit e bashkisë brenda njohurive të tyre, i bëjnë të ditur publikut shërbimet që ai apo bashkia e tij kanë për detyrë ti japin.

Neni 4
Efektiviteti

 Punonjësit e bashkisë shfrytëzojnë të gjitha aftësitë e tyre për kryerjen e detyrave shtetërore me maksimumin e efiçencës dhe e përdorin kohën e punës vetëm për kryerjen e këtyre detyrave.

Neni 5
Respektimi i ligjit

 

pdf-ikon më shumë lexoni ...

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës