Kërko

Klubi shumë sportësh

16 shkurt 1919,njihet si data e krijimit të Shoqnisë Vllaznia

Si u krijua shoqnia “Vllaznia”?
Shoqnia “Vllaznia” lindi si rrjedhojë e bashkimit të dy shoqnive atdhetare me baza të besimit, njëra prej tyre, ajo “Mustafa Pasha” e përbërë nga shkodranë të besimit islam dhe tjetra, “Vaso Pasha” me shkodranë të besimit katolik. Ato u bashkuan së bashku për t’i dhanë jetë “zgjimit të djelmnisë shqyptare në fushën letrare, theatrore, muzikore e gjimnastike”- siç thuhet në komunikatën e themelimit.
Qëllimet e këtyre njerëzve ishin të mëdha sepse të mëdhenj ishin vetë ata.  Ndër veprat e para të shoqnisë “Vllaznia” ka qenë hapja e një shkolle, çelja e një biblioteke dhe organizimi i një gare sportive.
Po cilët kanë qenë drejtuesit e parë të kësaj shoqnie?
Kryesia e Shoqnisë “Vllaznia” (16 shkurt 1919):
Kryetar: HIL MOSI
Nënkryetar: HYS DRAÇINI
Arkëtar: PATUK SARAÇI
Këshilltar: KEL MARUBI
Këshilltar: LUIGJ KODHELI
Kontrollor: TAIP HILMIA
Kontrollor: OMER RUSHDI
Sekretar: JUNUZ TAFILAJ
Llogaritar: ALI BORSHI
Drejtues i degës letrare: KRISTO FLOQI
Drejtues i degës theatrore: SALI NIVICA,MATI LOGORECI
Drejtues i degës muzikore: NDUE PALUCA
Drejtues i degës gjimnastike: KOL MARGJINIKjo shoqni do të arrinte që shumë shpejt të bëhej e njohur jo vetëm në Shkodër e Shqipëri por edhe më gjërë. Ajo organizoi garën e parë të atletikës në vend më 1920 dhe më pas, rrethin e parë çiklistik për amatorët në Europë më 1925. Po atë vit botoi edhe gazetën e parë sportive në vend “Gazeta e Sportit”.
Në vitet 1922-28 në Shkodër do të krijoheshin disa shoqni të tjera sportive si ajo “Juventus”, “Studente Shkodra”, “Taraboshi”, “Djelmënia shkodrane”, “Lekë Dukagjini”, “Hasan Riza” etj.

Bashkimi Sportiv Shkodran
Në vitin 1930 do të krijohej shoqëria “Bashkimi Sportiv Shkodran”, e cila lindi nga bashkimi i pesë prej shoqnie të mësipërme..
Rikrijohet shoqnia “Vllaznia
Ne vitin 1935 do të rikrijohet sërish shoqnia “Vllaznia”. Data e themelimit të saj është 11 prilli i vitit 1935. Ngjyrat e kësaj shoqnie ishin ato e blerta, e kaltërta dhe e arta
Ajo do jetonte deri në vitin 1939 sepse do pushonte së ekzistuari menjëherë pas pushtimit të vendit.
Në vitet 1939-44 sporti në Shkodër ka ekzistuar por në kuadrin e disa shoqnive. Ndërkohë me të çliruar vendin, do të rikrijohej Vllaznia dhe ajo do ta thoshte fjalën e saj ashtu siç duhet në çdo lloj sporti, pavarësisht sulmeve, nëpërkëmbjeve dhe nënvleftësimeve.
Basketboll

basketbolli Ekipi i Basketbollit Vllaznia

Zyrtarisht basketbolli në Shkodër ka filluar të luhet në vitin 1926. Kampionatet e para mes shkollave në vitet 1935-39,  kur kjo lojë mori një nivel të mirë teknik dhe taktik.
Ne  kampionatin e parë të organizuar në vitin 1946, Vllaznia renditet e dyta . Ne  vitin 1957 ishte një brez sportistësh shumë të mirënjohur me Esat Haxhin, Muhamet Sokolin, Vehbi Ademin, Luan Shatkun, Sandër Lacën, Skënder Osmanin, Ali Qukun etj te cilet i sollen qytetit shume .Me fillimin e viteve ’60, në skenë do dalin basketbollistë të rinj të talentuar të cilët do ta thonë shpejt fjalën e tyre.
Vllaznia do të meritonte sërish Kupën e Republikës në vitin 1966 dhe më pas do të shpallej kampion në sezonin 1966-67.
Kështu në vitin 1967 Vllaznia ndeshet me ekipin “UTA” të Aradit (Rumani) dhe fiton 47-34. Në vitin 1969 Vllaznia merr pjesë në Kupën e Kupave të Evropës ku ndeshet me Gallatasarajin, me të cilën fiton një ndeshje dhe humbet tjetrën. Në vitin 1990 merr pjesë në kupën “Adriatik” që zhvillohet në Bari dhe zë vendin e dytë. Më pas do ketë sërish pjesmarrje në Kupat e Evropës në vitet 1990, 1993, 1994 dhe 1995. Basketbolli ka qenë dhe do mbetet sport i elitës në Shkodër. Rezultatet e arritura në basketboll gjatë vitit 2014
Basketboll të rritur, kampionati kombëtar sezoni 2013 - 2014, Vllaznia zuri vëndin e parë dhe shpallen kampionë të vendit.
Basketboll të rritura, kampionati kombëtar sezoni 2013 - 2014
Vllaznia zuri vëndin e katërt.Basketboll të rinj, kampionati kombëtar sezoni 2013 – 2014,Vllaznia zuri vendin e parë dhe shpallet kampionë të vendit.Basketboll te reja, kampionati kombëtar sezoni 2013 – 2014,Vllaznia zuri vendin e katërt.

Boksi
Sporti i boksit në Shqipëri do të niste jo shumë vonë nga çlirimi i vendit. Pikërisht në vitin 1947 do të rregjistrohet kampionati i parë kombëtar i këtij sporti në vendin tonë. Duhej të vinte kampionati i pestë dhe më konkretisht ai i vitit 1951 që të vinin edhe sukseset e para të boksierëve shkodranë.
Rinisja e boksit pas viteve ‘90

boksi Ekipi i Boksit Vllaznia

Do të riniste sërish pas viteve ’90, me ardhjen e demokracisë në vend. Falë punës së trajnerëve Shyqyri Halili, Zef Gjoni, Nazmi Halili, Viktor Martini etj, në Shkodër do të krijohej ekipi i parë i boksit. Ai ekip që do ishte gjithnjë në elitën e boksit shqiptar. Duke nisur nga viti 1992 kur do të zhvillohej nga kampionati i parë pas rilindjes së boksit në vendin tonë, do rreshtoheshin njëri pas tjetrit edhe kampionët  e tjerë të këtij sporti.   Mbi të gjithë është një: Artur Gavoçi, sportisti që është shpallur plot 15 herë kampion i vendit. Më shumë se çdokush tjetër, jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri. Përkrah tij është një tjetër personazh i njohur i këtij sporti: Zef Gjoni. Trajneri që ka meritën më të madhe në të gjitha sukseset 17 vjeçare të boksit shkodran dhe atij shqiptar.
Rezultatet e arritura në sportin e boksit gjatë vitit 2014
Me 15 shkurt, skuadra e boksit Vllaznia mori pjesë në Kupën e Pavarësisë në Prishtinë. Në këtë aktivitet morën pjesë këta sportistë: 60 kg Ronildo Pirani, 69 kg Kristan Shytani dhe 81 kg Syrjan Marinaj. Në fund të turneut Pirani dhe Marinaj u shpallën fitues ndërsa Shtytani zuri vëndin e dytë.
Me 23 shkurt, skuadra e boksit Vllaznia mori pjesë në turneun e boksit në Podgoricë. Skuadra e jonë u paraqit me boksierët Erald Muhja dhe Kristian Sheldija, ku në fund të turneut këta boksierë zunë vendet e para.
Me 7 mars, skuadra e boksit Vllaznia mori pjesë në “Turneu Zllatna Mimoza” në Herzeg Novi të Malit të ZI. Kristian Shytani dhe Syrjan Marinaj janë boksierët shkodranë që do të përfaqësojnë ekipin kombëtar në këtë aktivitet. Marina shpallet fitues i vendit të parë ndërsa Shytani zë vëndin e dytë.                 
Me 22 mars, skuadra e boksit Vllaznia merr pjesë me 4 sportistë turneun kombëtar. 60 kg Ronildo Pirani, 69 kg Asmer Bilali, 75 kg Emiliano Qekini, 91 kg Emanuel Kacaj. Boksierët tanë arrijnë të marrin 3 medalje ari me Bilalin, Qekinin dhe Kacajn, kurse Pirani ndahet barazim. Gjithashtu Emiljano Çekini mori Kupën e boksierit më të mirë, Asmer Bilali mori kupën e boksierit më teknik kurse Emanuel Kacaj mori kupën e boksierit më luftarak.
Me 13 prill, skuadra e boksit Vllaznia përfaqëson Shqiperinë në Kampionatin Botëror U-18 në Sofie përmes boksierit Syrjan Marinaj. Në turin e dytë humbet përballë boksierit nga Uzbekistani.
Me 16 maj, skuadra e boksit Vllaznia merr pjesë në turneun e 11-të ndërkombëtar të boksit “Memorial Vllaznia 2014”. Skuadra e jonë, Vllaznia,  mori pjesë me këta sportistë: Ardit Ago, Emiliano Qekini, Emanuel Kacaj, Kristian Shytani dhe Bekim Vjerdha. Kristian Shytani ka arritur të fitojë medaljen e arit.
Me 24 maj, vendi ynë merr pjesë në turneun e boksit U-18 në Prishtinë “Lah Nimani” ku përfaqësohet nga boksierët shkodranë Erald Muhja dhe Syrjan Marinaj. Erald Muhja shpallet kampion dhe meriton kupën e boksierit me teknik, gjithashtu edhe Marinaj meriton medaljen e vendit të parë.
Me 14 qershor, skuadra e boksit Vllaznia merr pjesë në kampionatin kombëtar të boksit për moshat 14 vjeç i cili zhvillohet në Berat. Vllaznia nxjerr dy kampionë përkatesisht, Senad Drini në kategorinë 41.5 kg dhe Armend Arazi në kategorinë 50 kg.
Me 27 qershor, skuadra e jonë e boksit Vllaznia merr pjesë në kampionatin kombëtar për moshat 16 vjeç që zhvillohet në Lezhë. Vllaznia arrin të nxjerrë 3 kampionë të cilët janë: Agron Muriqi, Fatlum Zhanaj dhe Izmir Alija, ndërsa Agron Muriqi meriton kupën e boksierit më luftarak të turneut.

Peshëngritje

peshengritja Erkand Qerimaj Kampion Europe 2014

 

 

Sporti i shtangës ka nisur të ushtrohet në qytetin tonë në vitin 1946. Pikërisht këtë vit organizohet edhe një kampionat lokal ku emrat e parë të peshëngritësve janë ato të Maliq Grudës, Njazi Bushatit, Emin Degistanit, Xhemal Kalleshit. Kampionati parë kombëtar i shtangës do të zhvillohej në vitin 1949 .
Vllaznia në vitin 1972 merr edhe titullin e parë kampion si ekip. Rezultatet do rriteshin edhe më tej teksa Vllaznia do shpallej kampione edhe në vitin 1973, 1976, 1977, 1978. Gjatë këtyre viteve përveç dyshes Kalleshi- Belinova do bënin emër edhe sportistë të tjerë si Nikolin Qyrsaqi, Shtjefën Thaçi, Shemsi Bala, Engjëll Bilali e Kujtim Laçi. Ekipi shkodran ka marrë më parë edhe medaljet e arta në Spartakiadën e tretë kombëtare që u zhvillua në vitin 1974.
Trajneri Petit Hoxha do t’i rikthente titullin kampion Vllaznisë sërish në vitin 1991, për të vazhduar sërish një vit më pas. Ekipi shkodran do ishte kampion edhe në vitin 2004 per te  vazhduar me dy kampionët e fundit, Erkand Qerimajn e Xhulio Prronin. Qerimaj madje ka arritur rezultatin më të larrtë deri tani jo vetëm në sportin shkodran por edhe atë shqiptar teksa ka arritur të shpallet kampion bote.       

Volejboll

vllaznia volejboll Ekipi Volejbollit Vllaznia

Kjo lojë mendohet të ketë ardhur në Shkodër në vitet 1924-25.  Ekipi shkodranë merr pjesë në kampionatin e dytë të vitit 1947. Ky sukses do të përsëritej edhe 10 vjet më vonë, në vitin 1957 apo dhe më 1960. Për të vazhduar me tre Kupat e Republikës të fituara po në ato vite, më saktë më 1962, 1963 dhe 1964. Kanë qenë vite të arta. Volejbollistet më të njohura janë Marije Rranxi, Lumnije Pelingu, Lina Sokoli për të vazhduar me Hyrije Shkëmbin, Bukurije Alibalin, Flutura Bajramin . Mbas nje pauze relativisht te gjate sërish ekipet e vecanarisht I  meshkujt do të thonë fjalën e tyre ashtu si më parë.
Rezultatet e arritura në volejboll gjatë vitit 2014:Volejboll të rritura, kampionati kombëtar sezoni 2013 - 2014,Vllaznia zuri vendin e gjashtë.
Volejboll të rinj, kampionati kombëtar sezoni 2013 - 2014,Vllaznia zuri vendin e tretë.
Volejboll të reja, kampionati kombëtar sezoni 2013 - 2014,Vllaznia zuri vëndin e katërt.

  Atletika

Jo më kot quhet “mbretëresha e sporteve”. Historia e atletikës në Shkodër është e hershme.  Garat e para jane zhvilluar ne  vitin 1920 d he ka patur si itinerar atë Shkodër- Bardhej e kthim. Kështu në korrik të vitit 1925, në Cetinjë të Malit të Zi, u zhvillua njëfarë Olimpiade me pjesmarrjen e 4 shoqërive më të mira malazeze. E ftuar në këtë aktivitet ishte edhe shoqnia “Studenti” e Shkodrës. me emra të tjerë si Ragip Lohja, Menduh Agolli etj.
Pas çlirimit të vendit, ky sport do zhvillohej vazhdimisht, kryesisht  ekipi i femrave i cili pas suksesit të vitit 1946, u shpall për 15 vjet rresh kampion i vendit në vitet 1959-1973. Protagonistet e atyre viteve ishin padyshim Pina Thanin, Sebije Keraj, Adile Dani, etj.Nëse femrat i kanë patur sukseset e tyre si ekip kryesisht në vitet ’60, tek meshkujt sukset do fillon rreth viteve 70 e ne vazhdim.

atletika 1 Ekipi I Atletikës Vllaznia

Pjesëmarrje dhe rezultatet të arritura në sportin e atletikës gjatë vitit 2014
Skuadra e atletikes Vllaznia gjatë vitit 2014 mori pjesë në këto aktivitete sportive:
Kampionatin individual dimëror (Tiranë, datë 06 shkurt)
Kampionatin Ballkanik (Stamboll, datë 22 shkurt)
Kampionatin kombëtar të moshave U-13 (Tiranë, datë 2 prill)
Kampionatin kombëtar të moshave U-16 (Tiranë, datë 2 prill)
Klasifikimi ekipor për djem, Vllaznia zuri vendin e 2-të me 56 pikë
Klasifikimi ekipor për vajza, Vllaznia zuri vëndin e 3-të me 44 pikë.
Kampionatin kombëtar të moshave U-18 (Tiranë, datë 18 prill)
Klasifikimi ekipor për meshkuj, Vllaznia zuri vendin e 1-ë me 95 pikë.
Kupa e Shqipërisë (Tiranë, datë 23 prill)
Klasifikimi ekipor për meshkuj Vllaznia zuri vëndin e 1-rë me 163 pikë.
Mitingun ndërkombëtar të Malit të Zi (Tivarë, datë 1 maj)
Ditën e kërcimeve atletike (Shkodër, 8 maj)
Kampionatin kombëtar për të rinj (Tiranë, 23 maj)
Klasifikimi ekipor meshkuj të rinj, Vllaznia zuri vendin e 1-rë me 125 pikë.
Klasifkimi ekipor femra, Vllaznia zuri vendin e 5-të me 11 pikë.
Kampionatin kombetar per te rritur (Tiranë, 10, 11 qershor)
Klasifikimi ekipor, Vllaznia zuri vendin e 1-rë me 181 pikë.
Mitingu nderkombëtar “Alberto Juontorena” (Tiranë, 25 qershor)
Sportisti Izmir Smajlaj në garën e kërcimit së gjati theu rekordin kombëtar me rezultatin 7.78m.
Gjimnastikë
Në vitin 1949 zhvillohet në Tiranë kampionati i parë kombëtar dhe Vllaznia renditet e dyta ndërkohë për femrat do të shpallej dhe kampionia e parë që ishte Nurije Rama.
Me kalimin e viteve, ky sport do të vazhdontë të rriste nivelin e tij dhe njëkohësisht nuk do mungonin as sukseset.

Mundja
Sporti i mundjes është i hershëm , ne Shkoder ai fillon ne vitin në viti 1947 dhe specialisti i parë që ishte dhe organizatori i përhapjes së tij, ish
te shkodrani i njohur Luigj Shala.
Në tapetin e mundjes  ne vitin 1965, do hasim edhe emrin  te sportiteve te talentuar rekordmene.. Dalëngadalë duket se ditë të mira po vijnë për Vllazninë  dhe mundja shkodrane kishte hyrë në një rrugë të mbarë.
Skuadra e mundjes së Vllaznisë, gjatë vitit 2014 mori pjesë në këto aktivitete.
Turneun mbarëkombëtar për të rinj, zhvilluar në 15 mars në Tiranë
Vllaznia u përfaqësua me 10 mundës dhe mori disa vende të treta dhe të dyta.
Kupën e Shqipërisë për shkollore dhe para të rinjtë, zhvilluar me 10 maj në Tiranë.
Vllaznia mori pjesë me 14 mundës dhe mori shumë tituj.
Kupën e Shqiperisë për të rritur, zhvilluar me 7 qershor në Durrës.
Vllaznia u përfaqësua me 7 mundës dhe mori shumë vende të treta dhe të dyta.

Çiklizmi
Fillesa e vërtetë e çiklizmit në Shkodër përkon me vitin 1920, më saktë në maj, një vit pas krijimit të shoqnisë “Vllaznia”. Gara me itinerarin Shkodër- Koplik, 36 km e gjatë, është edhe e para garë në Shqipëri. Fituesi i kësaj gare të parë është Loro Nika.
Pas çlirimit, do të nisnin menjëherë edhe garat e çiklizmit. Protagonist i këtyre viteve do jetë një emër, nga më të mëdhenjtë e Vllaznisë, pikërisht Fadil Muriqi.i pari i “dinastisë Muriqi”, asaj që do i jepte shumë çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar. Fadili do shpallej fitues i Rrethit Çiklistik për katër vjet me rradhë nga viti 1950 deri më 1953
Duhej të vinin vitet ’80 që Vllaznia të dilte në skenën e çiklizmit shqiptar. Falë një brezi çiklistësh të rinj të talentuar dhe punës së trajnerit Gani Muriqi. Mbi të gjithë është një emër: Agim Tafili. Sportistë të tillë rrallë mund t’i vijnë Shkodrës dhe Shqipërisë. Një lider i vërtetë, kampion i parezistueshëm, kapiten dhe udhëheqës i rrallë i ekipit.
Rezultatet e arritura në sportin e çiklizmit gjatë vitit 2014
Gjatë vitit 2014 ekipi i çiklizmit kë marrë pjesë në garën Tiranë-Shkodër 100 Km e gjatë. Në këtë garë jemi përfaqësuar me 4 çiklistë ku tre çiklistë hynë në finish me grupin e parë.
Gara e dytë është zhvilluar me 23 qershor, me itinerar Tiranë-Burrel, 100 km e gjatë. Jemi përfaqësuar me 4 çiklistë ku ndër to dy çiklistë hynë me grupin e parë, vetëm 30 sekonda larg fituesit të vendit të parë.
Në kampionatin kombëtar të moshave të zhvilluar në Tiranë në datat 15-17 korrik kemi marrë pjesë me 6 çiklistë ndër to çiklisti Brno Kola zuri vëndin e parë në garat e 17 vjeçarëve. Vendin e pestë e zuri çiklisti Sabah Alija, ndërsa në vendin e tetë Rais Ferhati e me radhë.
Me datë 3 gusht kemi marrë pjesë në kupën “Bajram Shala” në Prizëren të Kosovës duke përfaqësuar Shqipërinë në një turne ndërkombëtar me pjesëmarrjen e çiklistëve nga shumë vënde. Jemi përfaqësuar me tre çiklistë dhe në përfundim Bruno Kola ka zënë vëndin e pestë, ndërsa Sabah Alija zuri vëndin e tetë.
Shah
Loja e shahut historinë e saj e ka të ndërtuar pas vitit 1944. Në fillim nisi të luhet në shkollat e mesme e më pas në qendrat e punës për të vazhduar me kampionatet lokale dhe pastaj ato kombëtare. Në vitin 1953 Mendim Veizaj do shpallej kampion kombëtar duke arritur suksesin e parë. Shahistët shkodranë do vazhdonin paraqitjet e tyre të mira edhe në vitin 1995 . Ne  vitin 1983 do të shpalleshin si ekip kampion per femrat ekipi shkodrane  në kampionatin që u zhvillua në Peshkopi. Po atë vit do jetë Ylvije Boriçi ajo që do shpallej kampione si individe dhe një vit më pas, më 1984 këtë sukses do te vazhdonte dhe ne vitet 1989 dhe  2002
Not
Gara e parë e notit mendohet të jetë ajo e zhvilluar në vitin 1920 në Shirokë, në disiplinën e 100 metrave në të cilën morën pjesë 15 vetë. Ky vit konsiderohet edhe si fillimi i këtij sporti në Shkodër. Fakti që Shkodra është e rrethuar nga ujërat në të gjitha anët, bënte që amatorët e këtij sporti të ishin të shumtë. Njëkohësisht edhe sportistë kampionë dhe rekordmenë.  

 

 

Pingpong
Suksesi më i madh i ekipit të femrave ishte ai i vitit 1984 kur Vllaznia u shpall kampione kombëtare.
Titulli i dytë do të vinte pas plot 34 vjetësh, më 2003.
Xhudo
Rezultatet e arritura në xhudos e atletikës gjatë vitit 2014
Gjatë vitit 2014 skuadra e xhudos Vllaznia mori pjesë në këto turne:
Turneun ndërkombëtar në Selanik

Hendboll
Fillimet e tij hendbolli modern  në Shkodër i ka në vitet ’70.
Ne në vitin 1994 ekipi drejtohet nga Ylber Dibra  duke u shpallur edhe kampion kombëtar.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës