Kërko

Klima

Klima e Shkodrës përcaktohet nga llojshmëria e relievit fushor, kodrinor, paramalor dhe malor,nga afërsia me Detin Adriatik si dhe nga liqeni i Shkodrës. Karakterizohet nga një klimë mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Në dimër fryn era e murlanit (erë lokale), e ftohtë, e fortë dhe e thatë, ndërsa në fund të vjeshtës fryn era e shirokut, që shoqërohet me reshje dhe fryrjen e lumenjve. Sasia e reshjeve në këtë qytet është e madhe. Mesatarisht bie 2500 mm shi në vit, pra një nga zonat më të lagështa të Shqipërisë. Muaji më i ftohtë i vitit është muaji janar, ndërsa muaji më i nxehtë i vitit është muaji korrik. Reshjet e dëborës bien rrallë, ndërsa ngricat shënohen zakonisht në fundin e vitit.

Temp.mes. vjetore 15 .3 0 C Orë me diell në vit 2600
Temp.mes. Janar 4 . 7 0 C Vlefta mes. Ngrohtësisë 50 . 24 Kka l / c m 2
Temp.mes. Korrik 26 .0 0 C Lagështia mes. Vjetore 66%
Temp.max. shekullit 43 .0 0 C Lagështia min. Gusht 53%
Temp.min.  shekullit
- 22 .0 0 C Lagështia max. Nentor 77%
Temp.mes. ujit liqenit
16 .4 0 C Ditë dëbore mes. Vjetore
2-3
Sasia mes.  vjetore reshjeve 1 7 0 0 mm Shpejtësia e erës deri 25-45m/s
Sasia max.  vjetore reshjeve
2 5 0 0 mm Drejtimi i erës, kryesisht
Verilindore,jugore

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës