Kërko

Këshilli Bashkiak

Këshilli Bashkiak zgjidhet për një periudhë katër vjeçare. Këshilli Bashkiak zhvillon mbledhjen e tij të parë jo më vonë se 20 ditë nga data e shpalljes së rezultatit nga organi kompetent, i përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Mbledhja e parë e këshillit thirret nga Sekretari i Këshillit Bashkiak. Në mungese të tij, nismën për thirrjen e mbledhjes së parë e merr Prefekti.

Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak :

  • Zgjidhet komisioni i mandateve;
  • Miratohen mandatet e anëtarëve të këshillit;
  • Këshilltarët bëjnë këtë betim:

    “Betohem në nderin tim se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe Ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimatrinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të Bashkisë Shkodër dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”.   

  • Zgjidhen Kryetari dhe Zëvendëskryetarët e Keshillit;
  • Zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut dhe pajisen me mandatin e përfaqësimit.
  • Mbledhjet e këshillit janë të hapura për publikun. Çdo shtetas lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet publik ne vende të caktuara për këtë qëllim brenda territorit të njësisë vendore dhe përmban datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes.

    Me kërkesën e Kryetarit të Bashkisë ose të një të pestës së anëtarëve të këshillit bashkiak, mbledhjet e këshillit mund të bëhen tëe mbyllura, kur për këtë kanë votuar jo më pak se tre të pestat e të gjithë anëtarëve te tij.
     

      Manual për Këshilltarët e Këshillit të Bashkisë

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës