Kërko

Institucionet financiare

Sistemi financiar në Shqipëri ka përjetuar ndryshime të rëndësishme në 10 vitet e fundit. Ndërmjetësimi financiar është thelluar dhe në treg janë prezantuar shumë instrumente të reja. Sistemi bankar përfaqëson segmentin më të zhvilluar të sistemit financiar, me rreth 90% të totalit  të aktiveve. Në treg operojnë 16 banka. Në Bashkinë e Shkodrës operojnë 14 prej tyre dhe pjesa më e madhe janë me kapital të huaj. Bankat që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Bashkinë e Shkodrës ndahen në dy nivele:
•      Banka qendrore
•      Bankat tregtare.
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë ka si detyra kryesore të saj: hartimin dhe zbatimin e politikës monetare; të nxisë kreditimin e ekonomisë; të nxisë funksionimin e sistemit të pagesave; të liçensoje dhe të mbikqyrë sistemin bankar dhe institucione të tjera financiare  jobankare, etj. Banka qendrore me anë të degëve të saj mbulon të gjithë vendin. Kapitali i saj është tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Bankat tregtare janë banka të nivelit të dytë që liçensohen nga Banka e Shqipërisë. Banka punon për të ofruar shërbime bankare e financiare cilësore për klientët dhe hap rrugën për promovimin e zhvilimit në të gjithë zonat ku vepron. Shërbimet e saj ofrohen nëpërmjet një rrjeti agjensish. Me kalimin e kohës dhe zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, po shfaqen gjithnjë e më shumë mundësi të reja veprimi,ku mund të përmendim:
•      veprimet nëpërmjet internetit;
•      përdorimi i kartave të kreditit;
•      bankomate për tërheqjen e parave.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës