Kërko

Institucione financiare mbështetëse

Institucionet financiare jobanka, janë shoqëri të cilat kryejnë aktivitete të ndërmjetësimit financiar dhe aktivitete të tjera ndihmëse, të lidhura ngushtë me ndërmjetësimin financiar por
që nuk klasifikohen si pranuese depozitash.
Disa nga këto aktivitete përfshijnë: leasing, kredidhënia, investimi në letra me vlerë, etj.
Në Bashkinë tonë aktualisht veprojnë disa institucione financiare jobanka ku me aktivet ne treg janë:
•    AK - Invest Sh.a.
•    NOA
•    Fondi Besa Sh.a.
•    FIN – AL SH.P.K.
•    SHOQËRIA E PARË FINANCIARE E ZHVILLIMIT – FAF Sh.a.

Tregu i sigurimeve
Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen shoqëritë private dhe shtetërore të cilat realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve.
Kompanitë e sigurimit në Bashkinë Shkodër janë:
•      Sigma Vienna Insurance Group
•      Sigal Uniqa Group sh.a
•      Insig sh.a
•      Intersig sh.a
•      Eurosig sh.a
•      Sicred sh.a
•      Atlantik sh.a
•      Albsig sh.a
Kompanitë e sigurimit në vendin tonë ofrojnë shërbimin e tyre në disa lloje të “produkteve të sigurimit”,
standarde dhe të dizenjuara në bazë të nevojave të klientëve, qofshin ata individë, kompani apo korporata. Në gamën e shërbimeve që ato ofrojnë mund të përmendim si më të rëndësishmet:
Sigurimi i detyrueshëm për automjetet
-   Kasko
-   MTPL
-   Karton jeshil
-   Polica kufitare
•      Sigurimi i pensionit vullnetar
•      Sigurimi i pronës.
•      Sigurimi i përgjegjësive dhe garancive.
•      Sigurimi i bankave.
•      Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës.
•      Sigurimet inxhinierike.
•      Sigurimet e shëndetit.
•      Sigurimet e jetës.
•      Sigurimi i jetës dhe shëndetit në udhëtim.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës