Kërko

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh

Në përgjithësi, të gjitha informacionet apo dokumentet që kërkohen, janë të lidhura me buxhetin e bashkisë, informacion i cili gjendet në /web/Buxheti_162_1.php ose  https://buxheti.info/shkoder/. Deri në fund të shtatorit 2019, kërkesat për informacion drejtuar Bashkisë Shkodër, janë të fushave dhe tematikave të ndryshme. Bien në sy (regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve), kërkesat për informacion në fushën e shërbimeve sociale (11të tilla), por dhe kërkesa specifike të një rëndësie të veçantë informuese jo vetëm për kërkuesin por dhe për publikun e gjërë.

Në fushën e shërbimeve sociale, kërkesat për informim kanë pasur të bëjnë me qendrat komunitare, me strukturen dhe buxhetin vjetor të tyre, me partnerët lokal dhe të huaj që kontribojnë në këto qendra, mbi strukturat publike për trajtimin, trajnimin dhe rehabilitimin e dhunuesve, organizatat partnere, mbu numrin e qendrave sociale për rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, të monitorimeve të urdhërave të mbrojtjes dhe për komunitetin rom.
Përgjigjet në lidhje me informacionin e kërkuar më sipër,mund ta gjeni duke klikuar në /web/Regjistri_i_kerkesave_dhe_pergjigjeve_1189_1.php dhe respektivisht tek përgjigjet e kërkesave me nr.05, 06, 07, 12, 13, 14, 15, 17, 33, 69 dhe 75.

Të një rëndsie të veçantë janë dhe kërkesat për:
udhëtimet zyrtare jashtë shteti të kryetarit dhe zv/kryetarit të bashkisë, përgjigjen e së cilës do ta keni te kërkesa më nr.79;
shoqëritë e transportit publik që ushtrojnë aktivitet në territorin e Bashkisë Shkodër, nr.77;
zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në territorin e Bashkisë Shkodër, nr.39 kërkese;
sipërfaqen e gjelbërt në territorin e Bashkisë Shkodër, nr.28 kërkese;
ndërhyrjet dhe investimet në arsimin parauniversitar, nr.59 kërkese
buxhetin e planifikuar të vitit 2019 dhe taksat e mbledhura për vititn 2018, përgjigjen e së cilës do ta keni tek kërkesa me nr.20, në regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës