Kërko

Hartimin e planeve dhe projekteve zhvillimi të qytetit

Projekti (LAMP) Administrimi i tokës dhe menaxhimit të projektit

Në kuadër të projektit (LAMP) Administrimi i tokës dhe menaxhimi të projektit i cili synon lidhjen e reformave të sistemit të pronësisë me forcimin e planifikimit urban dhe investimeve bashkiake, mbeshtetur nga Banka Botërore është hartuar Plani i Përgjithshëm Rregullues i qytetit, me një afat zbatimi deri në vitin 2020.
Ky plan është një instrument i rëndësishëm i cili përfshin projeksionet e popullatës dhe të ekonomisë për vitin 2020. Është një plan fizik në makro shkallë i cili planifikon shtyllën kurrizore të planifikimit urban në lidhje me infrastrukturen (facilitetet dhe shërbimet), përdorimin e tokës (produktive dhe rezidenciale).
  Ky Plan Rregullator prezanton një praktikë të re në panoramën shqiptare të zhvillimit urban: praktikën e krijimit të një zhvillimi urban të barabartë dhe një mirëqënieje të bazuar në rregulla të diktuara nga praktikat profesionale, praktikat ndër më të mirat ndërkombëtare dhe rregullave të shoqerisë njerëzore.
Gjithashtu në kuadër të këtij projekti është hartuar dhe sistemi i adresave i cili do te sherbejë si një instrument për përmirësimin e ofrimeve të shërbimeve bashkiake dhe njëkohësisht për përmirësimin e mbledhjes të ardhurave vendore.
Në kuadër të investimeve bashkiake në infrastrukturë është realizuar rikonstruktimi i rrugës Zooteknike- Shtepia e Bujqëve me një vlerë rreth 80 milion lekë.
Gjithashtu në kuadër të komponentit D të këtij projekti – nderhyrjet emergjente në Shkoder.
Si rezultat i krijimit të situatës emergjente për shkak të permbytjeve të ndodhura në rrethin e Shkodrës në përgjithësi por në veçanti për qytetin e Shkodrës – u miratuan projektet emergjente me një vlerë prej 314.4 milion lekë si vijon :

lamp

Në fondin e miratuar sipas projektit në qytetin e Shkodrës është punuar në aksin kryesor nga hyrja e qytetit deri ne dalje te tij (Pallati me Urë – Agjencia Koplikut) rreth 2100 ml. Në këtë segment rrugor janë kryer punime të ndryshme si :

  • Kanalizimet e ujrave të shiut dhe lidhjet sekondare.
  • Sistemimi i bordurave dhe rrjetit nëntokësor ujësjellës, kanaleve të ujrave të zeza, linja telefonike etj.
  • Sistemimi dhe asfaltimi i këtij segmenti rrugor me një siperfaqe prej 50 mijë m2.

Gjthashtu janë kryer shumë punime për mbrojtjen nga përmbytjet e stacionit të pompimit të ujit të pijshëm në Dobraç dhe sistemimin e Stacionit të pompimit në Bahçallek.
Jemi në fazën e përfundimit të të gjithë punimeve, ku rezulton që është arritur zbatimi i projekteve sipas standarteve dhe me cilesi të mirë.
Duhet të theksojmë edhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes firmave kontraktore të zbatimit, firmës konsulente- supervizore, PIU- ujit Tiranë dhe Bashkisë Shkodër.

Programi mbi nivelin e konkurueshmerisë në nivelin vendor në Shqiperi për rritjen e investimeve private

Shërbimi këshillimor i IFC-se , anëtare e Grupit të Bankës Botërore po zbaton një program dy vjeçar mbi nivelin e Konkurrueshmërisë në nivelin vendor në Shqiperi për të ndihmuar në rritjen e konkurrueshmërisë në bashkitë e përzgjedhura dhe për të rritur investimet private në Shqipëri: duke ulur kostot dhe riskun për të bërë biznes në nivelin vendor, duke përcaktuar një bazë për të krahasuar performancën e këtyre bashkive në dhënien e informacionit për investitorët dhe për të stimuluar bashkëpunimin midis bashkive.
Në prill të vitit 2010, ndërmjet Bashkisë Shkodër dhe Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), në kuadër të projektit nr. 566368 është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me objektiv kryesor për thjeshtëzimin dhe riorganizimin e kuadrit rregullator të biznesit në lidhje me lejet, licensat dhe inspektimet në nivel bashkiak; rritja e transparencës së zbatimit të ketij kuadri rregullator dhe matja e procedurave administrative në Bashkinë Shkodër.
Rishikimin e formaliteteve, masave dhe shërbimeve lidhur me inspektimin në nivel bashkiak për të harmonizuar, strukturuar dhe thjeshtuar rregulloret lidhur me biznesin.
Ndihmesën ndaj klientit për të bërë rregjistrimin on-line të rregulloreve dhe procedurave lidhur me licensimin, lejet, inspektimet dhe shërbimet ndaj biznesit të cilat do të jenë të aksesueshme nga publiku i gjerë dhe që do të përditsohen rregullisht.
Hartimin dhe asistencën në zbatimin e procedurave administrative të thjeshtëzuara dhe bazimin mbi platformën e e-qeverisjes.
Ngritjen e kapacitetit të zyrtarëve vendorë për të implementuar dhe mbështetur këto reforma.

Ndërtimi i tregut me shumicë fruta perime Shkodër

Një bashkëpunim i hershëm i Bashkisë Shkodër me Bankën Botërore ka qënë edhe ndërtimi i tregut me shumicë fruta perime i zbatuar në kuadër të nxitjes dhe zhvillimit të marketingut të produkteve bujqësore duke nxitur prodhimet fermere të rrethit Shkodër, përmirësimi i funksionimit të shitjes me shumicë të prudukteve bujqësore dhe rritjen e kapaciteteve planifikuese për furnizimin e popullatës me këto produkte.
Ky treg ka një sipërfaqe prej 16 750 m2 të përbërë nga:

  • Magazina 4,5x8.5 ml - copë 22
  • Vend-tregtimi me automjete - copë 64
  • Parkim mjete 1-7 ton për 108 mjete

Ne e konsiderojmë realizimin e këtij projekti si shumë të rëndësishëm dhe të suksesshëm i cili ka kontribuar në nxitjen e prodhimit të fruta-perimeve për gjithë Rrethin e Shkodrës e më gjerë, përmirësimin e furnizimit me keto produkte si dhe sistemimin e tregjeve të shitjes me shumice të këtyre produkteve.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës