Kërko
Shpallje/Njoftime

Ftesë për pjesëmarrje në ditën e hapur/sesion informues mbi:Thirrjen e tretë publike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shkodër

05.03.2020

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Programin ReLOaD ka shpallur Thirrjen e III-të publike për Organizatat e Shoqërisë Civile në Programin Rajonal të Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD, e cila do të jetë e hapur deri me datë 27.03.2020.

Me qëllim mbështetjen e Organizatave të Shoqërisë Civile për të paraqitur aplikime në përputhje me kriteret e Udhëzuesit, Bashkia Shkodër do të organizojë një ditë të hapur/sesion informimi, ku ftohen të marrin pjesë të gjitha organizatat e interesuara për të aplikuar në përgjigje të kësaj Thirrjeje.

Dita e hapur/sesioni i informimit do të zhvillohet më 09 mars 2020, ora 11.00 pranë sallës së takimeve të Bashkisë Shkodër.

Jeni të lutur të konfirmoni pjesmarrjen tuaj në adresën e emailit: planifikimistrategjik@bashkiashkoder.gov.al

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës