Kërko
Këshillim me Publikun

Ftesë për konsultim publik për qytetarët dhe grupet e interesit për Planin e Detajuar të Zonës me Rëndësi Kombëtare Baks-Rrjoll dhe për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së

27.08.2020

Bashkia e Shkodrës fton për konsultim këshilltarët, qytetarët, teknicienët dhe palët e interesuara në diskutimin mbi Planin e Detajuar të Zonës me Rëndësi Kombëtare Baks-Rrjoll që po realizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në kuadër të “Studim Masterplane për Zonat me Përparësi Zhvillimin e Turizmit”.

Në këtë kuadër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërmarrë Nismat për hartimin e këtyre PDZRK-ve, të cilat janë miratuar me VKKT nr. 3, datë 23.10.2019 “Për miratimin e Nismave për hartimin e Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në Bregdet”:

  • Baks-Rrjoll,
  • Rana e Hedhun - Port Shëngjin,
  • Grykëderdhja e Ishmit,
  • Tale dhe Spille

Në zbatim të legjislacionit në fuqi për turizmin, mjedisin dhe planifikimin, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të organizojë takimin me grupet e interesit për konsultimin në lidhje me këtë plan, si në vijim:

  1. Referuar Ligjit nr. 107, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar dhe VKM nr. 686, datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, e ndryshuar, do të realizojë konsultim me grupet e interesit të Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare në Bregdet: Baks-Rrjoll”.
  2. Në përputhje me përcaktimet e Ligjit nr. 91/2013, datë 28.02.20213 “Për vlerësimit strategjik mjedisor” dhe VKM nr. 219, datë 11.03.2015 “Për përcaktimin e rregullave e të procedurave për konsultim me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisor”, do të realizojë konsultim me grupet e interesit, për çështjet që do të trajtohen në raportin e VSM-së, për zonën.

Dëgjesa publike zhvillohet në datën 3 Shtator 2020, ora 10.00 në Sallën e Këshillit Bashkiak në Bashkinë Shkodër, Rr. 13 Dhjetori, nr, 1. Kati I.

Jeni të lutur të konsultoni paraprakisht materialet si mëposhtë vjonë:

Bashkia Shkodër – PDZRK “Baks-Rrjoll”

Raporti i planit të zhvillimit

Hartat

Përdorimi i propozuar i tokës

Nënkategoritë e propozuara

Funksionet e propozuara

Njësit dhe nënnjësitë e propozuara

Shpërndarja e propozuara e dëndësive dhe kapacitetit turistik

Mënyrat e ndërhyrjes në nënnjësi

Tipologjitë e propozuara hapsinore

Plani i gjelbërimit dhe hapsirat publike

Facilitete dhe shërbime në funksion të zhvillimit të turizmit

Plani i infrastrukturës rrugore

Plani i qarkullimit

Harta e projekteve prioritare

Kovertime e sistemeve

BASHKIA SHKODËR

Mundësi Punësimi
 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 9, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2020 - © Bashkia e Shkodrës