Kërko
Shpallje/Njoftime

Ftesë e hapur- “Festa e Muzikës”

16.07.2019

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit artistiko-kulturor “Festa e Muzikës”.

Përshkrimi i projektit:
“Festa e Muzikës” festohet në të gjithë botën në formën e një eventi madhështor, kushtuar  muzikës. Ajo është kthyer në një fenomen ndërkombëtar, në më shumë se 110 vende të botës, si Francë, Gjermani, Itali, Australi, Japoni etj.
Bashkia Shkodër do t’i bashkohet kësaj tradite ndërkombëtare, përmes një koncerti të dedikuar muzikës popullore dhe asaj moderne shqiptare.
Muzika, si një vlerë e padiskutueshme e njerëzimit, është një aset që ne duhet të zhvillojmë përmes ruajtjes së standarteve profesionale, duke mbështetur organizimin e aktiviteteve të tilla, të cilat ruajnë dhe promovojnë traditën tonë.
Kriza në të cilën ndodhet arti sot, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, është një sfidë që na shtyn të mbështesim ide dhe projekte të nivelit të lartë artistik, për të përçuar mesazhin e ruajtjes së vlerave dhe rritjen e standarteve kulturore.
Projekti “Festa e Muzikës” do të organizohet në Shkodër deri me 15 Gusht 2019, në formën e një koncerti madhështor në qendër të qytetit.
Bashkia Shkodër, në prioritetet e saj për artin dhe kulturën, ka mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, si asete të paçmueshme të vendit tonë.

Qëllimi i projektit
Ruajtja dhe promovimi i vlerave të muzikës sonë tradicionale nëpërmjet interpretimit profesional,
Aktivizimi i formacioneve  të ndryshme muzikore dhe artistike.
Pasurimi i jetës artistike, për artistët dhe artdashësit.
Nxitja e turizmit kulturor.
Promovimi i vlerave të trashëgimisë kulturore kombëtare

Aplikimi:
Të drejtën për të aplikuar e kanë:
Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
Operatori që merr përsipër realizimin e këtij projekti, duhet të jetë i njohur në fushën e menaxhimit të aktiviteteve artistiko-kulturore të përmasave të kërkuara për këtë event;
Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.

Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 15/07/2019 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.
Data e fundit e aplikimeve 31/07/2019.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 05/08/2019.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 12/08/2019.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara në Bashkinë Shkodër, sipas kritereve të kërkuara.
Fondi limit është 500.000 lekë.

Kriteret e kërkuara:
Shoqata/individi duhet të ketë eksperiencë në organizimin e eventeve të ngjashme;
Shoqata/individi duhet të jetë e njohur në rrethin artistik dhe më gjërë;

Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Festa e Muzikës”
Aktiviteti do të zhvillohet në qendër të qytetit të Shkodrës.
Afati i zhvillimit të tij do të jetë deri më 15 Gusht 2019;
Orari i preferuar është mbasdreke;
Kohëzgjatja e aktivitetit jo më pak se 1 orë e 30 minuta;
Subjekti duhet të zgjedhë skene, foni dhe ndriçim cilësor për karakterin e këtij koncerti;
Subjekti duhet ta promovojë aktivitetin, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, përmes ftesave, banerave të ekspozuar në qytet në kohën e duhur, rrjete sociale, faqet që disponon Bashkia Shkodër online minimumi 10 ditë para realizimit të eventit.
Shkarko formularin e aplikimit.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës