Kërko
Shpallje/Njoftime

Ftesë e hapur

16.07.2019

Bashkia Shkodër shpall konkurs të hapur për autorë dhe regjizorë për vënie në skenë të projekteve te vitit 2019, në Teatrin “Migjeni”.
Bashkia Shkodër kërkon të identifikojë projekte të vlefshme për zhanret dramë, shfaqje për fëmijë dhe teatër kukullash, në mënyrë që të përgatitet për vënien e tyre në skenë në 6 mujorin e dytë të vitit buxhetor 2019.
Projektet që duhen të vihen në skenë për gjatë këtij viti përfshijnë dramë, shfaqje për fëmijë dhe teatër kukullash.
Të drejtën për të aplikuar e kanë:
a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
b) Çdo individ-shtetas shqiptar, ose i huaj me eksperiencë në fushat e lartpërmendura.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 15/07/2019 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.
Data e fundit e aplikimeve 31/07/2019.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 05/08/2019.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 12/08/2019.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Projektet do të shqyrtohen në Këshillin Artistiko-Kulturor të Bashkisë Shkodër.

Dorëzimi i dokumentacionit dhe kriteret:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë:
Tekstin e plotë të veprës.
Format i thjeshtuar, jo më shumë se 5 faqe, të platformës regjizoriale.
CV e regjizorit.
Projekti i paraqitur duhet të vendoset në skenë me trupën e Teatrit "Migjeni".
Projektet duhet të paraqiten në këto e-maile:
teatrimigjeni2016@gmail.com
kultura@bashkiashkoder.gov.al

Gjithashtu, duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar në këtë ftesë, në zyrën e sekretari/protokoll pranë Bashkisë Shkodër.
Shkarko formularin e aplikimit.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës