Kërko
Shpallje/Njoftime

FTESË E HAPUR - “Panairi i promovimit të vlerave artistike – kulturore dhe i produkteve të territorit (për NJ.A Postribë)”

30.08.2019

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Panairi i promovimit të vlerave artistike – kulturore dhe i produkteve të territorit (për NJ.A Postribë)”
Përshkrimi i projektit:
Në verilindje të qytetit të Shkodrës, në të ashtuquajturën zona e mbishkodrës, ndodhet njësia administrative Postribë. Rreth 80% e sipërfaqes së kësaj njësie e zënë kodrat dhe malet, ndërsa rreth 20% shtrihet në zonën fushore. Baza ekonomike e saj është blegtoria, sidomos në zonën malore të saj, ndërsa në zonën fushore përparësi ka bujqësia, kryesisht drithërat e bukës, perimet, etj. Postriba ka një potencial të lartë të zhvillimit të produkteve të turizmit natyror, kulturor, dhe agro turizmit falë resurseve natyrore që disponon. Këtu janë të përqendruara monumente të rëndësishme kulturore dhe natyrore, pjesë e rëndësishme e ofertës turistike të Bashkisë Shkodër. Vlen të permenden monumentet e kulturës së kategorisë së parë si Kalaja e Drishtit, Ura e Mesit e ndërtuar rreth shek. të 18-te mbi lumin Kir. Kjo zonë është një ndër zonat më të rëndësishme të territorit, një dëshmi e gjallë e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, një nyjë lidhëse me fshatrat e tjerë me të njëjtën tipologji.

Në këtë kuadër është parashikuar organizimi i panairit të promovimit të vlerave kulturore, pasurive natyrore dhe produkteve tradicionale të njësisë administrative Postribë, brenda 30 diteve nga data e nenshkrimit te kontrates. Aktiviteti konsiston në dy drejtime: organizimin e aktivitetit artistik të vlerave kulturore  të zonave (promovimin e veshjeve tradicionale, këngë dhe valle të zonave) si dhe organizimin e panairit të produkteve të territorit (për njësinë administrative Postribë).

Qëllimi i projektit:
Ky projekt ka për qëllim promovimin e vlerave tradicionale të trashëgimisë kulturore dhe produkteve vendase të njësisë administrative Postribë, Bashkia Shkodër.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 30/08/2019 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër www.bashkiashkoder.gov.al
Data e fundit e aplikimeve 13/09/2019.
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 16/09/2019.
Shpallja e fituesit do të bëhet deri me datë 23/09/2019.
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.
Dokumentacioni për aplikim:

Aplikimi për financim të projekteve paraqitet në formën sipas formularit tip bashkëngjitur kësaj shpallje. Aplikanti, bashkëngjitur formularit të aplikimit, duhet të paraqesë pranë bashkisë Shkodër, në 2 kopje origjinale ose të njësuara, dokumentacionin sipas rastit:
1.Në rastin kur aplikanti është i regjistruar si person fizik ose juridik:
a)dokumentat përkatëse që vertetojnë formën juridike të regjistrimit të aplikuesit, si : vendimin e gjykatës/ ekstrakt të nxjerrë nga QKB.
b)kopje të licensës/ve,
c)rekomandim me shkrim nga përsonalitete të shquara, shoqata të njohura, institucione, njësi të vetëqeverisjes vendore, institucione shtetërore të specializuara, sipas fushës që mbulon projekti i paraqitur për financim.
d)një përshkrim i detajuar i projektit në mënyrë të tillë që të krijojë idenë e plotë për llojin e aktivitetit, përmbajtjen, grupmoshat që mbulon, organizimin, qëllimin dhe veçanërisht vlerat që mendohet të sjellë.
e)preventivi i shpenzimeve të nevojshme për realizimin e projektit, i detajuar saktë ku të prezantohen edhe:
i.burime të tjera financiare që mbështesin financimin e projektit.
ii.mbështetja financiare që kërkohet nga Bashkia.
f)informacion për projektet e meparshme për ata aplikantë që kanë përfituar financim dhe herë të tjera nga Bashkia Shkodër.
g)vertetim llogarie bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

2.Në rastin kur aplikanti është individ:
a)curriculum vitae – jetëshkrim.
b)rekomandime me shkrim nga përsonalitete të shquara ose shoqata të njohura sipas fushës që mbulon projekti për financim.
c)një përshkrim i detajuar i projektit në mënyrë të tillë që të krijojë idenë e plotë për llojin e aktivitetit, përmbajtjen, grupmoshat që mbulon, organizmin, qëllimin dhe veçanarisht vlerat që mendohet të sjellë.
d)preventivin e shpenzimeve të nevojshme për realizimin e projektit të detajuar saktë ku të prezantohen edhe:
i.burime të tjera financiare që mbështesin financimin e projektit
ii.mbështetja që kërkohet nga Bashkia.
e)Informacion për projektet e meparshme për ata aplikantë që kanë përfituar financim dhe herë të tjera nga Bashkia Shkodër.
f)vërtetim llogarie bankare pranë një banke të nivelit të dytë.

3.Subjekti aplikues nuk duhet të këtë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Shkodër. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Partneriteti:
Personat fizik/juridik të interesuara mund të aplikojnë në mënyrë individuale ose në partneritet me organizata dhe/ose institucione të tjera. Partnerët e subjektit aplikues duhet të përmbushin kushtet e njëjta të legjitimitetit sikurse edhe vetë aplikuesi.

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Dorëzimi i aplikimeve:

Aplikimet e plotësuara (me të gjithë dokumentet mbështetëse) duhet të dorëzohen në 2 kopje origjinale ose të njësuara, të vendosura në një zarf të vulosur mbi të cilin është shkruar thirrja publike, përmes postës zyrtare apo personalisht pranë zyrës së protokoll – arkivës së Bashkisë Shkodër, gjatë ditëve të punës (e hëne – e premte), nga ora 08:00 deri ora 16:00, në adresat në vijim:
Bashkia Shkodër
Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Nr.1
4001, Shkodër.

Fondi limit është 168.000 lekë me TVSH.

Kriteret e kërkuara:

1.Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të kësaj natyre;
2.Operatori duhet të ketë në CV-në e tij, arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
3. Vlerësohet cilësia e projektit;
4.Në projekt duhet të parashikohet organizimi i një aktiviteti artistik të vlerave kulturore të njësisë administrative Postribe me veshjeve tradicionale, këngë dhe valle të zonës;
5.Në projekt duhet të parashikohet organizimi i një panairi për produktet vendore të zonës zonës si produktet blegtorale dhe bujqësore, mjalti, frutat e pyllit, bimët medicinal, pijet dhe gatimet tradicionale,  etj;
6.Ky panair do të jetë i tipit të hapur për pjesëmarrësit dhe në të mund të përfshihen të rinj dhe profesionistë.

Specifikime të tjera:

1. Programi artistik duhet të jetë i pasur me këngë, valle dhe veshje tradicionale të zonës;
2. Përgatitja e një tavoline me gatimet tradicionale të zonës për 120 persona;
3. Vizita turistike për njohjen e atraksioneve natyrore dhe historike të zonës;
4. Realizimi i i logjistikës për mbarvajtjen e aktivitetit që përfshin (transport për 50 persona, nga Shkodra në Postribe dhe anasjelltas, materiale për dekorin e tavolinave të panairit, si mbulesa tavoline, pjata, gota, pirunj, etj.).

Shkarko formularin e aplikimit.

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës