Kërko
Shpallje/Njoftime

FTESË E HAPUR PËR AKTIVITETET E FUNDVITIT

11.10.2017

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetet e fundvitit.

Përshkrimi i projektit:

Në dy vitet e shkuara, për festat e fundvitit është organizuar një treg artistik, festiv, dëfryes.

Në sheshin “Nënë Tereza” vendosen disa shtëpiza të vogla druri të cilat ofrojnë shërbime dhe atraksione të ndryshme artistiko-kulturore për qytetarët dhe turistët që zgjedhin qytetin tonë për të kaluar festat e fundvitit.

Bashkia Shkodër, duke parë eksperiencën e mirë të viteve të shkuara ka vendosur t’a kthejë në traditë të përvitshme këtë projekt, i cili e bën qytetin tonë të ngjajë me qytetet europiane në prag të festave të fundvitit.

Sheshi “Nënë Tereza” përgjatë një muaji do të kthehet në vendin më festiv të qytetit, përmes minikoncerteve, performancave të grupeve të ndryshme muzikore, kërcimtarë, animatorë, hapësira argëtimi për fëmijët etj.

Në këtë projekt duhet të përfshihen të rinjtë, por edhe profesionistë që mund të behen pjesë e këtyre aktiviteteve.

Aktivitetet e fundvitit do të mbahen për gjatë gjithë muajit dhjetor 2017.

Qëllimi i projektit:

  • Krijimi i atmosferës festive për festat e fundvitit.
  • Tërheqja e turistëve në vendin tonë.
  • Pasurimi i jetës artistike dhe kulturore në Bashkinë Shkodër gjatë fundvitit.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit :

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 10/10/2017në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

Data e fundit e aplikimeve 24/10/2017.

Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 28/10/2017

Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 31/10/2017.

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Kriteret që kërkohen për organizimin e këtij projekti:

  • Subjekti duhet të ketë eksperiencë në organizimin e eventeve të ngjashme;
  • Subjekti duhet të marrë përsipër ngritjen e shtëpizave prej druri dhe aktivitetet artistiko-kulturore;
  • Subjekti duhet të përfshijë individ dhe grupe të rinjsh në këtë projekt.

Të drejtën për të aplikuar e kanë:

Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari në një nga fushat artistike, kulturore;

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetefinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra me Një Ndalesë, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese.

Fondi limitështë 300.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

  1. Operatori që merr përsipër realizimin e aktiviteteve të fundvitit, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  2. Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  3. Vlerësohet cilësia e projektit.

Specifikime të tjera:

  1. Aktivitetet e fundvitit do të mbahen në qytetin e Shkodrës dhe ato do të zgjasin për gjatë një muaji.
  2. Atmosfera festive duhet të zgjasë përgjatë gjithë ditëve që do të mbahen këto aktivitete, duke respektuar oraret e pushimit.
  3. Aktivitetet artistike janë të lira dhe në të mund të përfshihen të rinj dhe profesionistë.
  4. Preferohet pjesëmarrja e të paktën një solisti apo grupi të njohur gjatë këtyre aktiviteteve, në mënyrë që projekti të ketë impakt tek qytetarët dhe në media.

 

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2014 - © Bashkia e Shkodrës