Kërko
Shpallje/Njoftime

FTESË E HAPUR - Ndërmendje

07.08.2018

Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për aktivitetin artistiko-kulturor “Ndërmendje”.

Përshkrimi i projektit:

“Ndërmendje” është titulluar koncerti i fundvitit, i kthyer tashmë në traditë në qytetin tonë që nga viti 2008, e Bashkia Shkodër vazhdon ta mbështesë nga viti në vit. Ai zhvillohet çdo fund dhjetori dhe është një aktivitet i nivelit të lartë artistik. Në këtë aktivitet performohet muzikë e kultivuar, e autorëve më të njohur botëror dhe vendas të zhanrit klasik .Këtë vit koncerti “Ndërmendje” do të zhvillohet në datën 28 dhjetor 2018 në Teatrin “Migjeni”.

Qëllimi i projektit:

  • Edukimi i spektatorit me muzikën klasike, si një vlerë e padiskutueshme artistike.
  • Ruajtja e traditës.
  • Promovimi i muzikës së kultivuar.
  • Gjallërimi i jetës artistike dhe pasurimi i atmosferës së festave të fundvitit.

Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më date 0 7/08/2018 në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër.

Data e fundit e aplikimeve 20/08/2018.

Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Shkodër do të mblidhet me datën 22/08/2018.

Shpallja e fituesit do të bëhet deri më date 30/08/2018.

Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Shkodër.

Kriteret që kërkohen për organizimin e këtij koncerti:

  • Subjekti duhet të ketë eksperiencë në organizimin e eventeve të ngjashme;
  • Subjekti duhet të jetë i njohur në rrethin artistik dhe më gjërë;
  • Repertori që do shfaqet për spektatorin duhet të jetë i zhanrit klasik, ku përveç repertorit për formacion simfonik, mund të përfshihen edhe pjesë korale, muzikë dhome, muzikë instrumentale, apo edhe solistike.

Të drejtën për të aplikuar e kanë:

Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari në një nga fushat artistike, kulturore;

Nuk mund të aplikojnë:

Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetefinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

Dorëzimi i dokumentacionit:

Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra me Një Ndalesë, pranë Bashkisë Shkodër, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese.

Fondi limitështë 1.100.000 lekë

Kriteret e kërkuara:

  • Operatori që merr përsipër realizimin e këtij koncerti të muzikës klasike, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve artistiko-kulturore.
  • Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;
  • Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.
  • Vlerësohet cilësia artistike e projektit.

Specifikime të tjera:

  • Aktiviteti do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në sallën e Teatrit “Migjeni”.
  • Dita e zhvillimit të tij do të jetë me datën 28 dhjetor 2018.
  • Orari i preferuar është mbasdreke.
  • Kohëzgjatja e aktivitetit duhet të jetë jo më pak se 1 orë e 30 minuta dhe jo më gjatë se 1 orë e 45 minuta.
  • Repertori artistik duhet të jetë i muzikës klasike dhe mund të përmbajë muzikë simfonike, korale, muzikë dhome, repertor solistik e të tjera.
  • Autorët e përzgjedhur për t’u shfaqur në këtë aktivitet duhet të jenë shqiptarë dhe të huaj.
  • Preferohet pjesëmarrja e të paktën një solisti të njohur në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare të muzikës klasike.

 

   

 
Sherbime dhe kontakte
Adresa

Rruga 13 Dhjetori, Nr. 1, Shkodër, Shqipëri

e-mail: info@bashkiashkoder.gov.al

Copyright 2018 - © Bashkia e Shkodrës